×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Abrashi në seancë: AAK-ja mbështet marrëveshjet ndërkombëtare

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Abrashi, në seancën e Kuvendit ka bërë të ditur se AAK-ja do të mbështesë pesë marrëveshjet ndërkombëtare.

    Ai ka ftuar edhe partitë e tjera, sidomos ato në opozitë që të mbështesin këto marrëveshje pasi PDK doli kundër.

    “Ne si grup parlamentar do të mbështesim marrëveshjet ndërkombëtare”, ka thënë Abrashi.

    Kujtojmë, se në rendin e ditës së seancës të Kuvendit deputetët po shqyrtojnë projektligjet që kanë të bëjnë me ratifikimin e pesë marrëveshjeve ndërkombëtare.

    Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar, Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Kosovës dhe BERZH-it për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan, Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

    Në rend dite për shqyrtim janë edhe Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet BE-së dhe Kosovës mbi pjesëmarrjen e vendit tonë në Programin e Bashkimit “Dogana 2020” dhe Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes BE-Kosovë mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e BE-së “Fiskalis 2020”.

    Një pikë e nxehtë debati pritet të jetë ajo e interpelancës së kryeministrit Hoti në seancën e re plenare në ora 11:00, dhe raportimi para deputetëve lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, me ç’rast do të ketë debat të gjerë parlamentar.

    Para këtij debati, në rend dite janë formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media, formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për 7 anëtarë të Bordit të RTK-së dhe propozimi i GP Nisma për zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

     

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/314968459669576/

    Nga Rubrika
    Lajme22 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshimet për armë dhe municion, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar fjalimin e mbajtur nga presidentja Vjosa Osmani me rastin e fundvitit në Kuvendin e Republikës...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe do ta përfaqësojë Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë...
    Të tjera
    Sport22 Nëntor 2024
    Dy gjyqtarë të UEFA-s janë suspenduar pasi një gol i shënuar në sfidën mes Suedisë dhe Azerbajxhanit në Ligën e Kombeve ishte...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka bërë të ditur se bashkë me shefin e Grupit Parlamentar, Abelard Tahiri kanë takuar udhëheqësit e...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se për këto katër vite, të gjitha institucionet e Kosovës janë drejtuar nga kryeministri i...
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Të hënën e kësaj jave, Tirana u trondit kur u publikua lajmi se një 14-vjeçar mbeti i vrarë me thikë në zemër...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Ish-nënkryetari i Skenderajt dhe ish-deputeti, Nuredin Lushtaku, ka folur për “Front Online” rreth mundësisë së një koalicioni mes Iniciativës ‘’IDEALI’’ dhe koalicionit...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku dy të mitur kanë pësuar lëndime. Lajmin për Front Online...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.