×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Abazoviq pas arritjes së marrëveshjes për krijimin e qeverisë së re të Malit të Zi: Mundëm njerëzit që kryen gjenocid në Srebrenicë

    FrontOnline
    09 Shtator 2020

    Liderët e tri subjekteve politike të koalicionit opozitar, të cilat e kanë fituar shumicën në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, të mbajtura më 30 gusht, në një konferencë për medie të mërkurën kanë prezantuar parimet mbi të cilat do të mbështetet qeveria e ardhshme.

    Parimet e marrëveshjes, të cilat janë përafruar nga liderët e koalicionit “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zeza mbi të bardhë” e Zdravko Krivokapiqit, Aleksa Beçiqit dhe Dritan Abazoviq, kanë deklaruar që Qeveria e re e Malit të Zi do të bashkëpunojë me aleancën e NATO-s, mosvënien në diskutim të njohjes së Kosovës dhe që përjashtojnë mundësinë e ndryshimit të simboleve shtetërore të Malit të Zi, shkruan vijesti.me.

    Abazoviq beson se qeveria e ardhshme do të ketë mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare.

    “Qeveria e ardhshme duhet të angazhohet për situatën ekonomike në vend. Sfida të mëdha ekonomike dhe sociale, probleme të akumuluara, arka të zbrazëta, lufta kundër korrupsionit dhe krimit na presin. Qeveria e ardhshme ka për detyrë t’u kushtojë vëmendje më të madhe këtyre çështjeve. Me këtë vdes çdo manipulim i DPS-së, çdo përpjekje e analistëve, manipulim. Ne jemi të vendosur të zbatojmë pajtimin dhe të merremi me çështjet që ngarkojnë më shumë qytetarët e Malit të Zi”, tha Abazoviq.

    Abazoviq tha se ata kishin bisedime rreth zgjedhjes së anëtarëve të qeverisë. “Mendoj se do të habiteni. Kjo qeveri duhet të jetë gjithçka që DPS-ja nuk ishte”, tha ai.

    Abazoviç tha se ata mundën njerëzit që kryen gjenocid në Srebrenicë. “Milo Gjukanoviç ishte kryeministër në atë kohë. Unë kurrë nuk e dëgjova të thoshte se duhet të jepte dorëheqje për shkak të asaj që po ndodhte në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ne dënuam me forcë skenat e Pljevljas. Unë mendoj se pashë dorën e policisë malazeze”, tha ai.

    Ndryshe, gjatë fundjavës organizatat e ashtuquajtura patriotike organizuan një protestë në mbështetje të kryeministrit Millo Gjukanoviq. /

    Comodita “pushton” Amerikën, dyshekët e saj në top 5 produktet më të shitura
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Nesër varroset Shkelzen Kamaj, i cili më 8 prill vdiq në vendin e punës në Francë. Ceremonia e varrimit do të mbahet...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Manchester City po vazhdon me fitore në Premierligë. “Citizens” triumfuan sonte bindshëm 0:4 në udhëtim ndaj Brightonit, në ndeshjen e mbetur të...
    Sport26 Prill 2024
    Një pyetje që bëhet më së shpeshti në botën e futbollit është pa dyshim ajo se kush është më i mirë mes...
    Sport26 Prill 2024
    Edhe sot do të vazhdojë Kampionati Evropian i xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Akil Gjakova dhe Dardan Cena do...
    Ekonomi26 Prill 2024
    Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore. Dërgesat e mërgatës për muajin mars 2024 ishin 112.13...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Pejë, dje në mbrëmje. I njëjti ishte më urdhër...
    Lajme26 Prill 2024
    Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici brenda 24 orëve Viktimat të gjitha ishin femra, të cilat i kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.