×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Abazoviq deklarohet pro “Ballkanit të Hapur”: Nga 6 shtete, Kosova përfiton më së shumti

    FrontOnline
    10 Maj 2022

    Kryeministri i parë shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, e ka bërë të ditur se është pro iniciativës rajonale “Ballkani i Hapur”, ku Kosova dhe shteti që ai tash e drejton kanë refuzuar pjesëmarrjen.

    Madje, ai thotë se kjo iniciativë është e krijuar që brenda vetes t’i ketë të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

    Ai ka thënë se është pikërisht Kosova që përfiton më së shumti duke qenë pjesë e kësaj iniciative.

    “Ballkani i Hapur” është i bërë për gjashtë shtete, nuk është i bërë për pesë shtete e gjysmë ose tre shtete e gjysmë, ose për 4.7 shtete, por për gjashtë shtete. Gjithkush që participon reprezanton vetveten dhe shtetin e vet. Mendimi im, ndoshta jam gabim, është se interesi më i madh në rajon është i Kosovës që të jetë në çdo iniciativë rajonale”, tha Abazoviq në Klan Kosova.

    Shefi i qeverisë së Malit të Zi thotë se nëse Kosova ndryshon qëndrim dhe merr pjesë, atëherë në një mënyrë do të njihet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

    “Në atë mënyrë në atë moment, ndoshta në fillim jo formale, ju jeni të njohur. Njësoj si në Procesin e Berlinit sepse nëse kancelari gjerman i thërret gjashtë shtete ballkanike të marrin pjesë secili prezanton shtetin e vet”.

    Abazoviq ka folur edhe për diskutimet se kjo iniciativë rajonale është projekt i presidentit serb Aleksandar Vuçiq për të krijuar “Serbinë e Madhe” për çka thotë se nuk ka kuptim duke qenë se Shqipëria është pjesë e “Ballkanit të Hapur”.

    “Ka ekzistuar dhe ekziston një frikë që është një projekt i ‘Serbisë së Madhe’ dhe i Vuçiqit, ndonëse është e çuditshme që Shqipëria të jetë pjesë e një projekti që ka të bëjë me ‘Serbinë e Madhe’ – mirëpo mund të jetë narrativë politike. Ajo çka është gjëja kryesore është që të rritet besimi mes shteteve rajonale dhe që kjo të bëhet duhet të ekzistojë komunikimi dhe kjo ndodh vetëm dy herë në vit – në Berlin dhe në Vjenë ku jemi takuar kryeministrat qershorin e kaluar, ku bëhet një bisedë ose pihet kafe dhe askush nuk komunikon më me askënd unë mendoj se është mënyra e gabueshme. Nuk di kush është ai person që ka qejf të presë në kufi, nuk flas vetëm për turistët nga Kosova në Mal të Zi, por edhe qytetarët e Mali të Zi që duan të shkojnë në Serbi, Mal të Zi apo kudo tjetër në rajon”, tha kryeministri i Malit të Zi.

    Delegacioni nga Drake University viziton Devolli Corporation, njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, javën e ardhshme pritet ta vizitojë Shqipërinë. Mediat britanike kanë shkruar rreth agjendës së vizitës. Sipas...
    Lajme19 Maj 2024
    Trendi i ikjes së mjekëve dhe infermierëve nga Kosova po vazhdon çdo ditë. Pagat e ulëta, kushtet jo atratikve të punës e...
    Lajme19 Maj 2024
    Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Bizneseve thotë se një nga pengesat në të ardhmën e afërt në Kosovë është mungesa e...
    Të tjera
    Kronika19 Maj 2024
    Babë e bir janë rrahur mes vete, pas një mosmarrëveshje që kishin pasur. Rasti ka ndodhur të shtunën në Prishtinë, rreth orës...
    Kronika19 Maj 2024
    Një person është arrestuar dje në Vushtrri pasi dyshohet se ka kryer sulm seksual ndaj një të miture. Në raportin 24-orësh të...
    Kronika19 Maj 2024
    Një shtetas sirian raportohet të jetë arratisur. Rasti ka ndodhur në Qendrën e mbajtjes së Azilantëve në Prishtinë. Rasti po hetohet nga policia...
    Sport19 Maj 2024
    Oleksandr Usyk është kampioni i padiskutueshëm i botës në boks në kategorinë e rëndë. Boksieri ukrainas e mundi britanikun Fury pas 12...
    Sport19 Maj 2024
    Tyson Fury shprehu zhgënjimin e tij pasi sipas mendimit të tij, e meritoi fitoren ndaj Oleksandr Usyk. “Besoj se e fitova atë...
    Sport19 Maj 2024
    Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk është mbreti i peshave të rënda, pasi mposhti Tyson Furyn. Usyk triumfoi ndaj Furyt me vendim të ndarë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.