×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani pas nënshkrimit të marrëveshjes me SHBA-në: Dëshmi e fuqizimit mes dy shteteve tona

    FrontOnline
    19 Maj 2024

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim nënsekretaren e SHBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, ku kanë nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së ShBA-së dhe Kosovës kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.

    Pas takimit, presidentja Osmani theksoi se SHBA është aleati kryesor i Kosovës dhe se partneriteti do të vazhdojë.

    “Vizita e sekretares Allen simbolizon jo vetëm partneritetin e palëkundur të Kosovës dhe SHBA-së, por dëshmon edhe përkushtimin tonë të ndërsjellë për bashkëpunim me qëllim të luftimit të sfidave të përbashkëta, kjo mbështetje po vazhdon edhe sot”, theksoi ajo.

    Osmani tha se është shumë e lumtur për nënshkrimin e marrëveshjes.

    “Jam jashtëzakonisht e lumtur që nënshkruam një marrëveshje, në mënyrë që të bashkojmë forca kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja. Fushat dezinformuese paraqesin kërcënim për stabilitetin dhe sigurinë kombëtare të Kosovës. Këto fushata duan të cenojnë demokracinë e vendeve tona”, potencoi mes tjerash ajo.

    Në konferencën e përbashkët, presidentja tha se as Kosova nuk ka qenë e kursyer nga sulmet si ndikim i Rusisë në Ballkan.

    “As Kosova nuk është kursyer nga këto sulme si rezultat i ndikimit të Rusisë në rajon përmes satelitit të saj në Ballkan, Serbisë. Ne si demokraci duhet të bashkohemi që ato sulme të mos arrijnë sukses”, u shpreh presidentja Osmani.

    Po vjen “Cyber ZERO” eventi që jep përgjigje për çdo lloj kërcënimi online
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.