
Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka thënë se vendimi i mbrëmshëm i Gjykatës Kushtetuese që I dha të drejtë Presidentit Hashim Thaçi është precedent më i rrezikshëm që mund të lejojë një vend demokratik.
“Gjykata Kushtetuese mbrëmë në mënyrë tinëzare, në mbrëmje vonë ka shembur rendin kushtetues, duke përkrahur shembjen e rendit demokratik dhe vullnetin qytetarë”, është shprehur Abazi.