×
  • Sport
  • Sport

    Abazi konfirmon ankesën, pret që ta fitoj ndeshjen me rezultat zyrtar

    FrontOnline
    06 Qershor 2023

    Kryetari i klubit të futbollit, Ferizaj, Lulzim Abazi, ka konfirmuar se kanë bërë ankesë në Federatën e Futbollit të Kosovës.

    Sipas Abazit, Ferizaj kërkon që ta fitojë ndeshjen me rezultat zyrtar. Ai ka shtuar se te Liria janë paraqitur disa lojtarë që nuk kanë pasur të drejt të luajnë.

    Liria fitoi pas panalltive kundër Ferizajt, të dielën dhe u inkuadrua në Superligë.

    ‘Ne jemi ankuar në Komisionin e Garave të FFK-së brenda afateve që janë të përcaktuara në rregulloret e federatës dhe presim të marrim përgjigje pozitive. Jemi ankuar sepse lojtarët që nuk kanë kontrata nuk mund të luajnë. Ne kemi identifikaur një lojtar i cili ka deklaruar edhe publikisht në media se skadon kontrata me 31 maj, por janë diku katër lojtarë që nuk kanë pasur kontrata në ditën kur kanë luajtur ndaj Ferizajt, pra me 4 qershor. Këto janë defekte të mëdha të cilat nuk duhet të tolerohen dhe ne besojm që kemi të drejt në këtë dhe presim që ta fitojmë ndeshjen me rezultat zyrtar’’, tha Abazi për RTV Dukagjinin.

    Kryetari Abazi është i habitur se si lojtarët nuk kanë kontrata për 12 muaj.

    ‘’Unë kam pasur një rast të tillë vitin e kaluar, dhe jam detyruar që t’ia vazhdojë kontratën për të pasur të drejt të luajë, pra nuk kam rrezikuar. Ne edhe sigurimet shëndetësore i kemi për 12 muaj. Nuk i kuptoj se si mund të nënshkruhet kontrata vetëm deri në fund të majit. Çka nëse lojtari do të lëndohej në ndeshjen ndaj Ferizajt, kush do t’ia hiqte shpenzimet’’, përfundoi Abazi.

    Regjistrimet e ndeshjeve me rezultat zyrtar, kanë ndodhur shumë herë në futbollin e Kosovës.

    Me rastin e Black Friday, 28 Nëntorit dhe 32 vjetorin e kompanisë, Petrol Company me çmime marramendëse në derivate dhe…
    Nga Rubrika
    Sport19 Maj 2024
    Oleksandr Usyk u dërgua me urgjencë në spital pas përfundimit të meçit pasi Tyson Fury pretendoi se ai ka thyer nofullën e...
    Sport19 Maj 2024
    Me fillim nga ora 17:00 do të zhvillohet ndeshja e katërt e serisë finale të Playoff-it të Prince Caffe Superligës së Kosovës...
    Sport19 Maj 2024
    Oleksandr Usyk është kampioni i padiskutueshëm i botës në boks në kategorinë e rëndë. Boksieri ukrainas e mundi britanikun Fury pas 12...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, vlerëson se projekti i tyre për trajtimin, mbrojtjen dhe promovimin e lokalitetit arkeologjik të Dresnikut po...
    Sport19 Maj 2024
    Oleksandr Usyk u dërgua me urgjencë në spital pas përfundimit të meçit pasi Tyson Fury pretendoi se ai ka thyer nofullën e...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Situata në Bishkek është stabilizuar në orët e vona të 18 majit, ka thënë policia, pas dhunës së disa grupeve kundër studentëve...
    Lajme19 Maj 2024
    Ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, ka thënë se është i nderuar që ishte i pranishëm në momentin kur është nënshkruar marrëveshja kundër...
    Lajme19 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot nënsekretaren e Departamentit të Shtetit amerikan për Çështje dhe Diplomaci Publike, Elizabeth Allen. Në fillim...
    Lajme19 Maj 2024
    Pas një periudhe të gjatë që nuk e kishin parë djalin e tyre, prindërit e ish-presidentit Thaçi sërish kanë marrë rrugën e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.