×
  • Lajme
  • Lajme

    Abazi: Është gënjeshtër se MCC kishte bllokuar fondet

    FrontOnline
    15 Qershor 2020

    Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi ka reaguar ndaj lajmeve se MCC kishte bllokuar fondet. Ai tha se është gënjeshtër si shumë të tjerat.

    Përmes një postimi në Facebook, Abazi tha se kanë komunikuar gjatë gjithë kohës, ka pasur takime të drejtpërdrejta dhe virtuale gjatë pandemisë me përfaqësuesit e MCC, lidhur me punën dhe angazhimin e tyre në disa studime fizibiliteti.

    Që sipas tij, janë gabim të filluara sepse nuk janë pjesë e ndonjë plani zhvillimor strategjik, i cili tha se “ Ashtu siç nuk ka qenë edhe kontrata me Contour Global të nënshkruar nga qeveria e kaluar e Haradinaj e që Kosova rrezikon të humb koti 19 milion euro”.

    “Qeveria ilegale po vazhdon të shërbehet me gënjeshtra sepse MCC nuk i ka 200 milion euro dhe që disa vite nuk ka shpenzuar as edhe 1 milion euro në Kosovë, e që poashtu siç edhe me shumë Fonde tjera të shpenzuara pa plan, rezultatet kanë qenë minimale për të mos thënë edhe me efekte negative. Natyrisht duke qenë pa legjitimitet e njëkohësisht edhe pakurriz qeveria ilegale vazhdon të kapet për fije të kalbura për të shpëtuar e mbuluar konfliktet e përplasjet për zyra e karrige”, ka shkruar Abazi.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.