×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK-ja do të votojë pro koalicionit me LDK-në, Haradinaj tregon prioritetet

    FrontOnline
    23 Prill 2020

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka dhënë dritën jeshile koalicionit me LDK-në. Kjo parti ka mbledhur Këshillin Drejtues ku ka kërkuar votën për pjesëmarrje në qeverinë e re të udhëhequr nga LDK-ja.

    Këtë e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Këshillit Drejtues.

    “Ne kemi marr një propozim për koalicion nga LDK gjegjësisht nga kryetari Mustafa kësaj ftese iu kemi përgjigjur me një letër kemi pasur në parim një aprovim. Nga Këshilli Drejtues kemi kërkuar votën për koalicion deri tani janë 88 vota pro, 27 ende se kanë dhënë votën është një abstenim. Pra kemi një përkrahje për koalicion me LDK-Nismën-AKR dhe komunitetet dhe sot diskutuam edhe për përgjegjësit tona në qeverinë e ardhshme mënyrën e marrjes së përgjegjësive është kohë krize do kujdesemi që të dërgojmë. Ekspertizë dhe njerëz jo vetëm në kuptim të pushtetit politik por të njerëz e që janë teknokrat politik”, tha ai.

    Sipas tij, prioritet i Qeverisë së re do të jetë lufta ndaj pandemisë dhe rimëkëmbja ekonomike, transmeton KP. “Do bëjmë kujdes ndaj pasojave nga pandemia menjanimin e këtyre pasojave kujdesin për ekonomi e të gjitha pasojat por i kemi edhe disa temapër të cilat janë pjesë e vetë planit qeverisës”, tha ai.

    Haradinaj po ashtu tha se marrëveshja gjithpërfshirëse me Serbinë, në kufijtë aktual dhe korrigjimi i marrëveshjes për demarkacionin e Malin e Zi mbeten prioritete të AAK-së.

    “Ne jemi të interesuar për një marrëveshje për njohje reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë në kufijtë ekzistues qëndrimi ynë është i qartë nuk lëvizim me kufij me Serbinë. Duhet të korrigjojmë marrëveshjen me Malin e Zi dhe njëkohësisht Kosova nuk mund të bëhet shtet jofunksional me një republikë Srpska brenda Kosovës”, tha ai./telegrafi/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    “Nëse vjen puna, votoj për.” Kështu tha Nezir Kraki i GUXO-s shkurt për gazetarë pyetur se a është për Vjosa Osmanit për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.