×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK ia atribuon Haradinajt të gjitha meritat për formimin e ushtrisë

    FrontOnline
    19 Dhjetor 2020

    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj në një intervistë ka folur për angazhimet e saj si deputete e Kuvendit të Kosovës për disa mandate radhazi, duke i veçuar disa prej tyre si më të rëndësishme, si dhe për tema aktuale.

    Kadrijaj tha se qytetarët vazhdimisht kanë kërkuar reforma në shëndetësi, të ketë ligj për sigurime shëndetësore e që sot nuk është, si dhe ligje tjera të implementueshme.

    “Shëndetësia është një temë mjaftë e rëndësishme dhe mendoj se asnjë qeveri që nga paslufta nuk e ka pasur prioritet, andaj kërkesat e qytetarëve kanë qenë vazhdimisht për reforma në shëndetësi, të ketë ligj për sigurime shëndetësore, ligj të implementueshëm të shëndetësisë, në mënyrë që ne bashkë të trajtohemi dinjitetshëm nëpër institucione shëndetësore”, tha Kadrijaj.

    Ajo shtoi se Bashkimi Evropian e ka diskriminuar Kosovën duke mos i liberalizuar vizat për qytetarët e Kosovës, e as dhënien e statusit të vendit kandidat, duke qenë populli më pro-evropian.

    “Meqë jam kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, fokusi im është avancimi i diplomacisë parlamentare. Në këtë periudhë ku Kosova është vendi i vetëm që ka ngelë pa liberalizim të vizave, pa statusin e vendit kandidat për BE, edhe pse jemi vendi më pro-evropian, ne angazhohemi maksimalisht që të dëshmojmë se Kosova I ka përmbushur të gjitha kriteret të përcaktuara nga BE-ja, dhe konsideroj se kjo është një padrejtësi që po i bëhet Kosovës sepse nuk mund të ketë integrim të Ballkanit Perëndimor pa Kosovën”, shtoi Kadrijaj

    Deputetja e AAK-së ka dhënë disa arsye se pse Ramush Hardinaj duhet të jetë president I Kosovës, sidomos për shkak të shumë proceseve nëpër të cilat po kalon vendi.

    “Ramush Haradinaj në çdo etapë e ka dëshmuar vetën se është lider unifikues dhe këtë e kemi me dëshmi, njeriu që e beri luftën dhe që ka ditur ta bëjë edhe paqen, është njeriu që i dha shumë shtetit dhe Kosovës në përgjithësi. Çdo kryeministër duhet ta dëshmojë vetën me rezultate konkrete gjatë qeverisjes, ndërsa një prej rezultateve më të mëdha të qeverisë Haradinaj është formimi i Ushtrisë së Kosovës, ëndërr kjo e çdo qytetari të Kosovës. Nuk ka qenë e lehtë aspak, por kryeministri Haradinaj ka arritur t’i ndryshojë disa ligje që kanë mundësuar formimin e Ushtrisë sonë e cila është garanci e paqes në Kosovë dhe përtej saj. Kjo është një prej arsyeve që Haradinaj duhet të jetë president i Kosovës, sepse në këto momente kur po përballemi me shumë procese, edhe të shtet-ndërtimit edhe rreth Gjykatës Speciale mendojmë se njeriu i duhur për pozitën e presidentit është pikërisht Ramush Haradinaj, andaj duhet përkrahja e gjithë spektrit politik sepse këto procese por edhe dialogu mund të jetë të sigurta duke qenë Ramush Haradinaj president”, përfundoi Kadrijaj.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që do të mbesin nesër pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Vonë pasdite pritet gradualisht shtim i vranësirave, më të përqëndruara në Rrafshin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka theksuar se partia e saj nuk ka asnjë lidhje ideologjike me Lëvizjen Vetëvendosje dhe nuk ka...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar me rastin e pjesëmarrjes së Kosovës për herë të parë në...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, është shprehur e bindur se kandidati i partisë së saj për kryeministër, Bedri Hamza, është më i...
    Lajme11 Shtator 2024
    Njëri nga të plagosurit nga rasti Capat-Sekiraqët, është liruar dje nga spitali. Ai ishte duke marrë trajtim në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Kjo...
    Sport11 Shtator 2024
    Ylli i futbollit portugez dhe një nga lojtarët më të njohur në botë, Cristiano Ronaldo, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit të...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ngritur aktakuzën ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Nacionale e siguroi aktakuzën...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për 19 vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Kurti e ka nisur postimin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës, ka bërë të ditur se ka përfunduar transferimin e materialit arkivor– pjesë e fondeve arkivore të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.