×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    A shton në peshë nëse nuk ha mëngjes? Zbuloni rezultatet e studimit

    FrontOnline
    20 Qershor 2020

    Shumë njerëz e kanë zakon të dalin nga shtëpia pa ngrënë mëngjes. Të tjerë kanë idenë se duke kufizuar ushqimin, sidomos vaktin e mëngjesit do të bien në peshë. Në fakt, duke mos ngrënë mëngjes ndodh e kundërta.

    Një studim amerikan thotë se 26.7 përqind e njerëzve që nuk hanë mëngjes janë mbipeshë.

    Sipas të dhënave, konsumi jo i rregullt i mëngjesit nxit të gjithë treguesit e mbipeshës, ndërsa njerëzit që ushqehen në mëngjes i kanë këto tregues në nivele të ulëta. Për më tepër, njerëzit që nuk hanë kurrë mëngjes raportojnë shtimin më të madh në peshë në 12 muaj.

    Gjatë studimit, ekspertët mbikqyrën sjelljen e 347 njerëzve të ndryshëm gjatë harkut kohor të 2005-2017. Pjesëmarrësit në studim ishin të grupmoshës 18-87 vjeç. Secili prej tyre plotësoi të dhënat e peshës trupore dhe përmasat.

    Rezultatet e Studimit

    Studimi zbuloi se dimensioni i belit të njerëzve që nuk hanin mëngjes arrinte në 97.5 cm, ose 9.8 centimetra më shumë se njerëzit që hanin mëngjes të paktën 5 herë në javë.

    Humbja E Mëngjesit Dëmton Zemrën

    Studime të mëparshme që disponon AgroWeb.org mbi vaktin e mëngjesit kanë konfirmuar se njerëzit që hanë mëngjes të bollshëm e të shëndetshëm kanë një formë të mirë fizike, nivele të mira të tensionit të gjakut dhe zemër të fortë. Studiuesit amerikanë thonë se njerëzit që humbin mëngjesin ose konsumojnë shumë pak ushqim janë më të rrezikuar nga ngurtësimi i enëve të gjakut. Për më tepër, këta njerëz janë më të prirur të sëmuren edhe nga diabeti.

    Ushqimet që duhen konsumuar në mëngjes:

    Tërshëra

    Ajo krijon një shtresë mbrojtëse në stomak dhe parandalon çlirimin e acidit hidroklorik që është mjaft i dëmshëm për muret e stomakut. Tërshëra përmban fibër të tretshme që është mjaft e mirë për uljen e kolesterolit në organizëm.

    Vezët

    Shkencëtarët kanë zbuluar që ngrënia e vezëve në mëngjes jep energji dhe njëkohësisht pakëson nivelin e kalorive ditore në mënyrë të ndjeshme. Ndaj ju do të ndjeheni të lehtë gjatë gjithë ditës.

    Boronicat

    Studime të kohëve të fundit tregojnë se ngrënia e boronicave në mënyrë të rregullt dhe veçanërisht në mëngjes përmirëson kujtesën dhe rregullon tensionin e gjakut dhe metabolizmin.

    Arrorët

    Arrorët duhen ngrënë për mëngjes sepse përmirësojnë sistemin tretës dhe normalizojnë pehashin në stomak. Kujdes me sasinë.

    Mjalti

    Mjalti zgjon organizmin dhe i jep atij forcë dhe energji. Aktiviteti i trurit përmirësohet dhe nivelet e serotoninës, hormonit të humorit të mirë rriten./AgroWeb.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Lajme04 Mars 2026
    Mijëra përdorues kanë raportuar probleme me aksesin në Facebook. Faqja jozyrtare e monitorimit Downdetector ka marrë më shumë se 11,000 raportime problemesh...
    Kronika04 Mars 2026
    Një shtetas i Shqipërisë është ndaluar në Vërmicë, pasi dyshohet se kishte hyrë në Kosovë përmes rrugëve malore. Siç theksohet në raportin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.