×
  • Lajme
  • Lajme

    A rrezikohen ndërtesat e larta në Kosovë nga termetet?

    FrontOnline
    22 Shtator 2019

    Një ndër katastrofat më të rrezikshme natyrore, që përcillet me zjarre, vërshime, shkatërrim të infrastrukturë. Te qytetarët krijohet panik.

    Drejtori i Institutit Sizmik të Kosovës, Shemsi Mustafa, ka thënë se rreziku i madh që Shqipëria të goditet edhe nga një tërmet i fuqishëm tjetër ka kaluar.

    Sipas tij dridhjet të janë dëgjuar pas tërmetit të parë gjithmonë janë të më vogla.

    “Pasgoditjen kanë periudha deri në gjashtë muaj ose një vit. Pasgoditja është më e rrezikshme për objektet. Duhet pasë parasysh që kur godet tërmeti dhe është shkatërruar një pjesë e objektit ose ka çarje duhet të thirren organet kompetente se a mund të hyn banorët në to, në mënyrë që të mos ndodhë më e keqja”.

    “Pasgoditja është gjithmonë më e vogël, me intensitet më të ulët. Sa më e gjatë periudha goditjet vien me intensitet të ulët. Tërmet me pasgoditje nuk kanë interval. Tërmeti me dridhje të gjata është shumë i rrezikshëm. Nuk mund të përballojnë objektet nëse dridhjet zgjasin 15-16 sekonda”, ka thënë Mustafa, njofton Klan Kosova.

    Ai ka theksuar se sipas hartave sizmike që posedojnë mundësia që të ketë tërmet është çdo pesë vjet më probabilitet 72 përqind.

    Sipas tij Kosova ka dallim me Shqipërinë në aspektin sizmik dhe në aspektin e ndërtimeve sipas tij Kosova qëndron më mirë, por ka në Magazina Zgjedhore ka theksuar një problem me të cilin përballet Kosova.

    “Pas lufte ka qenë një ndërtim i egër dhe ka mundësi që nuk janë trajtuar çështjet sizmike dhe gjeologjike. Asnjë kompani vendore nuk ka sjell material në shërbimin gjeologjik nuk ka sjell studim mikrosizmik se a ka ndonjë vërejtje ose jo, përveç kompanive të huaja”.

    “ Tani e tutje për këtë çështje do të ketë ndjekje ligjore. Ka shumë pak ndërtesa që kanë marrë leje. Duhet të bëhen studime mikrosizmike për të gjitha zonat që është plan të bëhen ndërtime të larta mbi tetë katërshe”./Front Online/

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.