×
  • Lajme
  • Lajme

    A po rrezikohet Kosova nga sëmundja e shpezëve? AUV jep detaje

    FrontOnline
    01 Qershor 2020

    Sëmundja e shpezëve e cila ka shpërthyer në Maqedoninë e Veriut, New Castle, apo murtaja atipike e shpezëve, nuk ka prekur ende Kosovën. Kështu kanë bërë të ditur për Express nga Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit

    Lamir Thaçi, zëdhënës i AUV-it, ka thënë për Express se momentalisht në Kosovë nuk ka asnjë rast me këtë sëmundje të shpezëve.

    “AUV bën vetëm monitorimi pasiv të kësaj sëmundje kur kemi probleme shëndetësore apo dyshime për prezencën e Neë Castle në ferma atëherë merren mostrat për analiza laboratorike në këtë sëmundje, tani për momentin Kosova është e lirë nga sëmundja New Castle”, ka deklaruar Thaçi.

    Thaçi tha se kjo sëmundje e shpezëve ka qenë e përhapur në Kosovë gjatë vitit 2003.

    “Kjo sëmundje për herë të fundit ka qenë prezente në Kosovë në vitin 2003, në komunën e Gjakovës. Nga kjo kohë për disa vite kemi aplikuar fushata të vaksinimit kundër kësaj sëmundje dhe nga ajo kohë nuk e kemi pasur asnjë rast pozitiv në ketë sëmundje. AUV e ka obligim dhe përcjell në vazhdimësi situatën në lidhje me prezencën e kësaj sëmundje në shtetet ku paraqitet sëmundja”, ka thënë Thaçi.

    Ai ka bërë të ditur se në kjo sëmundje e shpezëve ka shpërthyer në Maqedoninë e Veriut. Për këtë shkak, Kosova ka ndaluar importin nga ky shtet.

    “Sipas Ligjit të Veterinarisë 21/2004, AUV është e obliguar që të bëjë ndalesën e importit nga shtetet e infektuara me sëmundje të kafshëve ose shpezëve, sipas programit të parë të sëmundjeve infektive të dala nga ky ligj. AUV nga 13.05.2020, ka nxjerrë vendim për masën e ndalesës se përkohshme, për shpezë dhe produkte nën-produkte të shpezëve për Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Thaçi.

    Thaçi tha se AUV ka bërë regjistrimin e të gjitha fermave të shportarisë në Kosovë, ku të gjitha janë të pajisura me kodin apo numrin e fermës, numër ky i cili vendoset edhe në vezë përmes vulosjes së tyre.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.