×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    A mund t’ia dalë Evropa pa Amerikën?

    FrontOnline
    21 Qershor 2020

    Pas njoftimit për tërheqje të pjesshme të trupave amerikane nga Gjermania janë rritur zërat për më shumë përgjegjësi evropiane në politikën e mbrojtjes. A munden evropianët ta marrin vetë në dorë sigurinë e tyre?

    Shoku nuk ka kaluar akoma. Pak ditë pas njoftimit të presidentit, Donald Trump për tërheqjen e një pjese të trupave amerikane nga Gjermania, flitet për rreth 9.500 GI-s, kjo temë ka përfshirë të gjitha nivelet e politikës në Gjermani.

    Kryetarë bashkish në rajone janë të shqetësuar për dobësimin strukturor të rajoneve të tyre, ministri i Jashtëm gjerman i trembet dobësimit të mëtejshëm të marrëdhënies gjermano-amerikane dhe strategë ushtarakë pyesin veten, se çfarë do të thotë ky vendim për arkitekturën e sigurisë në Evropë. Në fund të fundit, Gjermania është vendi kryesor i strategjisë së mbrojtjes te SHBA në Europë, dhe vend ku janë stacionuar armë atomike amerikane, që në rast nevoje transportohen nga avionë gjermanë në destinacion.

    “Se ku do të shkojë ky udhëtim dhe çfarë boshllëqesh sigurie krijohen është tërësisht e paqartë”, thotë zëvendëspresidenti i fondacionit German Marshall Fund në Berlin, Thomas Kleine-Brockhoff. Ai thotë, se nuk dallon në moment fitues nga ky vendim.

    “Madje as fqinja e Gjermanisë, Polonia, që shpreson për shtim të kontigjentit amerikane në vend. Dobësimi i marrëdhënieve SHBA – Gjermani dëmton të gjithë Europën”, thotë Kleine-Brockhoff, gjë që e kanë regjistruar edhe vendet qendrore dhe ato lindore në Evropë. E megjithatë Evropa duhet të gjejë përgjigje për tërheqjen e amerikanëve.

    Siguria e Europës pa Amerikën

    “Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi”, thotë politikani i CDU-së, Roderich Kiesewetter, deputet në Bundestag. Ai përsërit me këtë një kërkesë të njohur, por se ç’pamje do të ketë kjo përgjegjësi, politika gjermane e lë të hapur. Do të ketë më shumë angazhim në një vatër krize për të lehtësuar SHBA që duket se në të ardhmen do të fokusohet tek rivalja aziatike, Kina? Apo presioni nga SHBA do të bëjë që Gjermania më në fund t’i përgjigjet kërkesave dhe do rrisë në mënyrë masive shpenzimet për mbrojtjen?

    Eksperti i politikës së jashtme, Kleine-Brockhoff rekomandon pikërisht këtë. “Republika Federale ka treguar në krizën e refugjatëve e në krizën e Coronës tani, se ajo mund ta mbushë dorën me shuma të mëdha”, thotë ai.

    A do të ishte e mundur për Gjermaninë edhe një ndryshim paradigme? Orientimi tek një Europë që mund të garantojë sigurinë e saj pa Amerikën, si konsekuenca e fundit.

    Oferta të vazhdueshme

    Nëse kjo e fundit do të ndodhej në listën e fshehtë të dëshirave të politikanëve gjermane, atëherë pasoja do të ishte rritja e peshave ushtarake në BE, Paris, Berlin. E do të vendoste në qendër sërish një pyetje të pakëndshme për Gjermaninë: qëndrimin ndaj armëve atomike. Kërcënimi atomik konsiderohet si siguracioni i fundit për pavarësinë shtetërore.

    Republika Federale qëndron prej dekadash në mburojën mbrojtëse atomare të NATO-s e me këtë edhe të SHBA. Nëse Evropa duhet të tregojë vetë kujdes për mbrojtjen e saj, duhet që të ketë një zëvendësues eVropian për këtë. Për shembull Franca. Francezëve u kushton shumë të qenit fuqi atomike, “Force de Frappe”. Në këtë drejtim ata prej kohësh kanë ruajtur gjithmonë distancë me SHBA dhe NATO-n. Deri sot armët atomike franceze nuk janë të integruara në planet e aleancës së mbrojtjes.

    Nga ana tjetër ka pasur në të shkuarën gjithmonë përpjekje për ta afruar Gjermaninë me arsenalin atomik francez. Nën presidentin francez, Jacques Chirac madje në vitet 90-të u fol për një ndarje të përgjegjësisë. Nicolas Sarkozy i ka ofruar Merkelit edhe një pjesëmarrje financiare. Por Berlini ka thënë faleminderit duke iu referuar mburojës së SHBA-së.

    Oferta e Emmanuel Macron

    Në fillim të vitit ishte presidenti francez, Emmanuel Macron që ndërmori një përpjekje të re. Presidenti i ftoi partnerët europianë për një “dialog strategjik” për arsenalin atomik francez. Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Kramp-Karrenbauer e pranoi ftesën, por pa harruar të theksojë rëndësinë e mburojës atomike amerikane për Gjermaninë.

    Katër muaj më pas nga dialogu strategjik nuk ka dalë ndonjë gjë e madhe. Që për opinionin ka pak informata, kjo lidhet edhe me sensibilitetin e kërcënimit atomik.

    “Nëse vihet në pikëpyetje mburoja atomike amerikane dhe pjesëmarrja nukleare amerikane në Europë e diku tjetër, atëherë do të ekzistojë nevoja e shumë fuqive të vogla e të mesme për të qenë vetë fuqi nukleare”, thotë Thomas Kleine-Brockhoff. Thjesht dyshimi mund të shkaktojë një zinxhir reagimesh që dhe të bëjë të pasigurtë partnerë dhe rivalë.

    Christian Mölling, nga Shoqata Gjermane për Politikën e Jashtme në Berlin thotë se “do t’i rekomandoja qeverisë të ecë në dy shina. Pra të mbahet hapur mundësia e kalimit tek potenciali francez”. Një ndërrim i tillë i korsisë së mbrojtjes kërkon një përgatitje disa vjeçare.

    FCAS – hapi i parë drejt ndërrimit të strategjisë?

    Një mundësi për të inicuar një zhvillim të tillë mund të jetë avioni luftarak gjermano-francez, FCAS që duhet të zhvillohet deri në vitin 2024. “20 vite për të ndërtuar besimin e një perspektivë të përbashkët nuk janë shumë kohë. Por për një ndërrim drejtimi politiko-shtetëror”, analizon Mölling.

    Nuk ka përgjigje të thjeshtë për çështjen nukleare, por me gjasë në vitet e ardhshëm, duhet që gjermanët të mësojnë më shumë për mendësinë franceze nukleare. Siguria në Evropë pa Amerikën – nëse kjo do të ishte ndonjëherë e mundur – është një çështje dekadash. Por vramendja për këtë, mund të fillojë më herët./DW/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Presidenti rus Vladimir Putin mbajti bisedime në Kremlin të dielën me kryeministrin e Sllovakisë Robert Fico, në një vizitë të rrallë në...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022. Zëri i Amerikës vizitoi...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një person i moshës 68-vjeçare është gjetur i pajetë në Vlorë. Sipas policisë, ai është rrahhur me sende të forta, raporton Euronews.al...
    Të tjera
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosoës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vazhduar ta prezantojë planin e tij për sektorin e sportit. Përveç Stadiumit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.