×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    A mund të shpresojmë tek ilaçet për trajtimin e COVID-19

    FrontOnline
    30 Korrik 2020

    Me dhjetëra prova klinike në zhvillim, bota I ka sytë tek shkencëtarët, të cilët janë duke punuar vazhdimisht për të gjetur një vaksinë apo trajtim efeketiv në parandalimin dhe shërimin e sëmundjes infektive COVID-19.

    Shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit ishin të kënaqur me rezultatet e fundit, pasi gjetjet e deritanishme të vaksinës ishte mjaft premtuese, ku kishin arritur të krijonin antitrupa që luftojnë koronavirusin.  Ky ishte një zhvillim mjaft emocionues, por ende jemi larg krijimit të një zgjidhje përfundimare për të gjithë.

    Ndërsa numri I rasteve me COVID-19 është duke u rritr vazhdimisht, ajo çfarë mbetet është trajtimi I simptomave me ilaçe antivirale ekzistuese.

    Edhe pse nuk është e lehtë, duke pasur parasysh natyrën e panjohur të virusit, shumë ilaçe janë ende duke u studiuar, dhe disa prej të cilave përdoren nuk kanë treguar ndonjë efekt çudibërës në trajtimin e sëmundjes.

    Remdesivir

    Ashtu si shumë ilaçe që përdoren për të trajtuar simptomat e COVID-19, remdesivir është ende subjekt I studimeve laboratoike, të cilat janë duke e vlerësuar efektivitetin e tij. Si ilaç anti-viral, ai është krijuar për të penguar një enzime, që përdor virusin për të replikuar materialin e saj gjenetik, dhe ndërsa është aprovuar edhe nga Agjensia Evropiane e Barnave, ky ilaç ende mbetet problematik.

    Në shumë studime të bëra, është vërejtur se remdesivir përmirëson gjendjen e personave, të cilët nuk janë me simptoma shumë serioze dhe kanë një gjendje më të mirë shëndetësore. Nuk ka ndonjë provë të qartë që përmirëson gjendjen tek pacientët me një gjendje më të rëndë shëndetësore, prandaj ekfetiviteti I tij po diskutohet ende.

    Deksametazon

    Ky ilaç sipas studimeve, është dukshëm ilaçi më efektiv në uljen e shkallës së vdekshmërisë tek pacientet me gjendje kritike nga COVID-19. Në një studim të bërë me 12.000 pacientë gjatë tre muajve, u vërejt se një në tetë pacientë që ishin me ventilator të oksigjenit, kur u trajtuan me deksametazon gjendja e tyre shëndetësore u përmirësua dukshëm.

    Sipas ekspertëve, deksametazoni është një nga ilaçet më efektive deri tani në trajtimin e koronavirusit dhe është I disponueshëm për të gjithë dhe në të gjithë botën.

    Hidroksiklorina

    Është ilaçi, të cilin Donald Trump është duke e promovuar në të gjithë vendin e tij, pavarësisht se shumë shkencëtarë dhe studime kanë ardhur në përfundim që ky ilaç jo vetëm që nuk ësht efektiv por është potencialisht I dëmshëm.

    Në një studim të bërë për të parë efektivitetin e tij, është vërejtur se ky hidroksiklorina nuk ka asnjë përfitim, përkundrazi ekspertët kishin vërejtur disa efekte anësore të përdorimit të tij siç ishin: ngadalësimi I ritmit të zemrës.

    Fenofibrat

    Ashtu si shumë ilaçe të tjera, të cilat pretendohet se kanë efekt në shërimin e koronavirusit dhe simptomave të kësaj sëmundjeje, edhe fonofibrat ka një efekt relativisht të dobët në lidhje me COVID-19.

    Ky lloj ilaçi bën pjesë tek ilaçet që e ulin koleterolin. Gjatë COVID-19, në mushkëri krijohen depozita të lipideve që e rrisin ashpërsinë e virusit, prandaj fenofibrat njihen për zvogëlimin e këtyre depozitave të yndyrnave dhe rrjedhimisht kontribuojnë në zbutjen e simtpomave të koronavirusit.

    Lopinavir dhe ritonavir

    Janë dy lloje të ilaçeve, të cilat duhet të kombinohen bashkë, për të dhënë efektin në përmirësimin e simptomave tek pacientët me HIV. Shkencëtarët e OBSH-së kanë bërë eksperimente për të parë nëse këto dy ilaçe anti-virale mund të ndihmojnë në shërimin e COVID-19 por nuk kanë vërejtur ndonjë efekt të dukshëm në trajtimin e simptomave të kësaj sëmundjeje.

    *Te gjithë këto ilaçe nuk duhet të përdoren pa receten dhe rekomandimin e mjekut/EuroNeës /Gazeta Express

    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Të tjera
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Qyteti i Kukësit vazhdon edhe këtë të hënë të jetë i përfshirë nga reshjet e dëborës, temperaturat e ulëta dhe erërat e...
    Lajme13 Janar 2025
    Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, është shfaqur para klinikës së Onkologjisë. Aty, ajo i kryen seancat e rrezatimit...
    Kronika13 Janar 2025
    Gjashtë raste të dhunës janë raportuar vetëm gjatë të dielës në rajonet e Kosovës. Në Prishtinë, një burrë është arrestuar pasi ka...
    Lajme13 Janar 2025
    Arton Muhaxheri, njohës i ekonomisë, për FrontOnline ka theksuar se kritikat e Albin Kurtit kur ishte në opozitë janë zbatuar ndryshe kur...
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, sot nga ora 15:00 do të takohet me stafin shëndetësor në Viti,...
    Lajme13 Janar 2025
    Haki Shatri, ish-ministër i Financave, për FrontOnline ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për rritjen e shpenzimeve në lidhje me qiratë publike...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.