×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    A janë valide gjobat për mosbartjen e maskave? Flasin zyrtarët dhe juristët

    FrontOnline
    15 Korrik 2020

    Pe s`po lëshojnë.

    Inspektorët bashkë me policët prej të hënës po dënojnë këdo që ecën pa maskë në hapësirën publike.

    Megjithatë në Polici thonë se qytetarët që nuk e respektojnë këtë masë të Qeverisë janë veç një pakicë, në krahasim me shumicën që bën të kundërtën..

    “Mund te them se mbi 90 % respektohen. Kemi pak qe nuk i respektojmë. Në përgjithësi po respektohen të gjitha masat që janë marrë”, theksoi Shaban Tasholli, nënkryetar i Sindikatës për Front Online.

    Por, me shqiptimin e këtyre gjobave nuk po pajtohen juristët.

    Gzim Shala nga Instituti Kosovar për Drejtësi, thotë se ato nuk kanë bazë ligjore.

    “Qeveria e Republikës së Kosovës ka caktuar masa të cilat nuk janë të parapara me ligj, dhe për këtë arsye, as gjobat nuk janë ligjore”, tha ai për Front Online.

    Gjobat ndaj qytetarëve, sipas tij, do të vlenin vetëm në rast të miratimit të Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19.

    Por, derisa kjo çështje të rregullohet, policia do të vazhdojë ta bëjë punën e saj.

    Tash zyrtarët policorë do të kenë më shumë punë dhe angazhim.

    Kjo meqë orari i punës iu ka ndryshuar. Ai iu është zgjatur për 4 orë më tepër.

    Nga e marta, ata po punojnë 12 dhe jo 8 orë në ditë siç bëjnë zakonisht.

    “Tash është rrit numri i rasteve me pandemi dhe për këtë arsye te jemi më shumë në vende ngjarje, të kemi më shumë siguri për qytetarët është bërë ky orar”, theksoi nënkryetari i Sindikatës së Policisë, Shaban Tasholli për Front Online.

    Ndryshimi i orarit nuk është diçka e re me të cilën përballen pjesëtarët e policisë.

    Ata, mu për të njëjtat arsye, kishin punuar me një orar të këtillë të tej zgjatur edhe më herët gjatë këtij viti kur shpërthyen rastet e para me COVID-19.

    Si në herën e parë, ashtu edhe kësaj here orët shtesë, nënkryetari i sindikatës së Policisë, Shaban Tasholli, thotë se policëve do t`u kompensohen në dy forma, përmes pagesës apo ditëve të pushimit.

    “Deri në 60 orë është me pagesë, mbi 60 orë mund të ketë kompensim. Si përpara në fund të muajit do të paguhen”, theksoi Tasholli për Front Online.

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.