×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    A është helmuar vërtet rivali i Vladimir Putin? Flasin mjekët

    FrontOnline
    23 Gusht 2020

    Bazuar në simptomat që kishte Alexei Navalny, mund të themi se ka shumë të ngjarë me një helmim të ngjashëm me atë që Pyotr Verzilov, një tjetër opozitar rus që u trajtua për helmim të ngjashëm në spitalin “Charite” në Berlin, kishte rreth dy vjet më parë.

    “Nëse Navalny është helmuar, ka shumë të ngjarë që të jetë një helm neuro-muskulor që çon në paralizë. Nëse është helmim, do ta dimë në dy deri në tre ditë”, tha dr. Andrej Trampuž, një mjek slloven, specialist i infektologjisë dhe mjekësisë së brendshme, i cili jeton për shumë vite në Berlin dhe punon në spitalin “Charite”, ku opozitari rus Navalny u pranua për trajtim.

    “Ai është vendosur në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit tonë, ai është akoma në gjendje kome, por është në një gjendje të qëndrueshme dhe do të kujdeset nga intensivistët më të mirë gjermanë. Fluturimi pesë-orësh nga Omsku për në Berlin shkoi në rendin më të mirë të mundshëm dhe nuk pati komplikime. Mostrat e gjakut dhe urinës u morën nga Navalny, dhe tani do të kryhen të gjitha analizat toksikologjike për të përcaktuar se për çfarë bëhet fjalë dhe nëse pacienti ynë është vërtet i helmuar, siç thonë njerëzit afër tij. Në mënyrë që të mund të përcaktohet nëse një pacient është helmuar, është e nevojshme që ai të sillet në spitalin tonë brenda pesë deri në shtatë ditë pas ngjarjes. Trajtimi i tij do të ketë kujdesin kryesisht të anesteziologëve, posaçërisht të mjekëve të kujdesit intensiv, dhe nëse ndodh një infeksion, ekipi im i mjekëve do të kujdeset për të”, tha Dr. Trampuž.

    Ky rast është shumë i ngjashëm me atë të Verzilovit. Ai gjithashtu u trajtua në “Charite” dhe ne arritëm t’i shpëtojmë jetën e tij, shton ai.

    “Anesteziologët, toksikologët, internistët dhe intensivistët janë të përfshirë në trajtimin e Navalnyt. Nëse organet e tij të brendshme nuk dëmtohen dhe nëse nuk fillojnë të dështojnë, dua të them kryesisht në mëlçi, Navalny ka një shans të mirë për të mbijetuar. Por nëse organet fillojnë të dështojnë, gjendja e tij më tej komplikohet dhe trajtimi bëhet shumë i pasigurt. Jeta e Navalnyt ndryshoi në një minutë. Ai ndjeu dhimbje të madhe dhe më pas ra në një gjendje komatoze”, thotë Dr. Trampuž.

     

    Zgjerimi i Comoditës në SHBA: “Nap Queen Sleep”, krenaria e shqiptarëve
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Nesër varroset Shkelzen Kamaj, i cili më 8 prill vdiq në vendin e punës në Francë. Ceremonia e varrimit do të mbahet...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.