Njihet si një ndër gjitarët më të veçantë, përpos numrt të këmbëve të tij oktapodin e bëjnë edhe më të veçantë jo një, por tri zemrat e tij.
Oktapodët kanë tri zemra si pasojë e gjakut blu, shkruan newscientist, transmeton klankosova.tv.
Dy zemrat e tyre periferike pompojnë gjakun nëpër gushë, ku ai merr oksigjen. Një zemër qendrore e cila më pas qarkullon gjakun e oksigjenuar në pjesën tjetër të trupit për të siguruar energji për organet dhe muskujt.
Kur një oktapod noton shpejt për të kapur gjahun, zemra e tij sistemike do të lodhet dhe do të ndalet për një kohë të caktuar duke e detyruar oktapodin të ndalojë dhe të shërohet. Për të rikuperuar oksigjenin e humbur për fuqizimin e muskujve, ata preferojnë të zvarriten përgjatë shtratit të detit.