×
  • Lajme
  • Lajme

    A do të testohen për Covid-19 deputetët e Kuvendit? – përgjigjet Ramadani

    FrontOnline
    29 Qershor 2020

    Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadani, ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka bërë të ditur se procedura e testimit është e garantuar për secilin qytetar që ka indikacione epidemiologjike – duke përfshirë edhe deputetët e Kuvendit.

    Me këtë rast ai e ka lavdëruar stafin e IKSHPK-së duke thënë se ata punojnë nga 20 orë në ditë, kështu duke iu shërbyer qytetarëve.

    “Sa i përket çështjes së testimit, janë të garantuara për çdo qytetar që ka indikacione epidemiologjike – duke përfshirë edhe deputetët e Kuvendit. Të gjitha ata që kanë nevojë, do të testohen sipas rregullave në fuqi”.

    “IKSHPK vlerëson situatën në tërë territorin e Kosovës. Në bazë të këtij obligimi ne do të ndërmarrim masa që janë në përputhje me situatën”.

    “Deri sot, IKSHPK asnjëherë nuk i është shmangur asnjë rekomandimi dhe është duke punuar nga 20 orë në ditë pa ndërrime. Duhet të keni besim dhe mos ta ngarkoni me ngarkesë psikike prej fillimit të pandemisë”.

    “Këta njerëz janë duke punuar mbi kapacitetet njerëzore pa asnjë ditë pushimi”.

    “Po i lirojmë masat me një kusht që ju t’i respektoni ato. Nëse ju nuk i bëni këto, kështu jeni duke rrezikuar jetët e njerëzve dhe këtë nuk ka të drejtë ta bëjë askush”.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.