
Kryemjeku kosovar, Lekë Abdyli i Klinikës Interne në një Spital në Graz të Austrisë, në një intervistë për portalin “Front Online” thotë se ekziston mundësia që asnjëherë të mos zbulohet vaksina për këtë virus. E, që sipas tij, njerëzit duhet të mësohen të bashkëjetojnë me të.
“Unë mendojë që fundi i pandemisë nuk varet prej nesh. Ndoshta duhet me u mësuar me jetu me këtë virus. Është edhe ajo mundësia që kurrë nuk do të zbulohet medikamenti apo vaksina për këtë virus. Se është një virus RNA virus. Sikurse për HIV-in që nuk kanë mundur kurrë me zbuluar atë virus. Do të thotë e ka strukturën bilogjike RNA. Sepse i ndryshon vetitë në sipërfaqe. Nuk zbulohet vaksina duhet me u mësuar me jetu me të”, deklaroi më tutje ai.
https://frontonline.net/kryemjeku-kosovare-ne-austri-te-mesohemi-me-coronavirusin-vaksina-mund-te-mos-zbulohet-kurre/
Kryemjeku kosovarë, Lekë Abdyli tregon edhe pjesë të eksperiencës së tij gjatë punës me pacientë të infektuar me Covid-19.
Ai thotë se imuniteti i pacientëve të prekur me këtë virus, ende nuk dihet se zgjatë.
Pasi sipas tij, ka pasur raste në spitalin ku ai punon, që një pacient i cili ka dalë pozitivë me coronavirus, pas dy testimeve tjera ka rezultuar negativ. Ndërsa, pas dy javëve, analizat e të njëjtit kanë rezultuar pozitiv.
“Kemi pasur rast kur pacienti është infektuar. Një herë ka qenë pozitiv, pastaj dy herë ka qenë negativ dhe prapë ka ardhur pozitiv mbas dy-tri jave. Ende nuk e dimë sa zgjatë imuniteti i atyre që janë të sëmurë”, deklaroi Lekë Abdyli për Front Online.