×
  • Lajme
  • Lajme

    A do të bëjnë koalicion me “Vetëvendosjen”? Flet deputeti i AAK-së

    FrontOnline
    10 Dhjetor 2020

    Deputeti nga radhët e AAK-së, Ali Berisha, në një prononcim për portalin FrontOnline, ka folur për mundësinë e mbajtjes së një tryeze në të cilën do të diskutohet zgjedhja e presidentit të  vendit.

    Ai tha se ende nuk kanë vendosur se a do të jenë pjesë e tryezës të propozuar nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

    Berisha tha se vendimi për të marrë pjesë në tryezë do të merret në parti.

    “Këto qëndrime do të merren në parti dhe bazuar në nevojën që institucionet e Kosovës të vazhdojnë dhe Kosova të ketë presidentin, atëherë unë besoj se AAK do të jetë pjesë e takimeve. AAK-ja e ka bërë një veprim adekuat, ku ka një të nominuar për president dhe besoj që edhe në ato takime ne do t’i mbrojmë qëndrimet tona”, tha ai.

    Ndërsa i pyetur se a do të heqin dorë nga propozimi i tyre për president, në mënyrë që vendi të mos shkojë në zgjedhje, ai tha se AAK-ja tashmë e ka qëndrimin e saj dhe se nuk do të heqin dorë.

    “AAK e ka qëndrimin e qartë d.m.th. e ka qartësuar me kohë që deputetët e AAK-së në Kuvend për president do ta votojnë vetëm kandidatin e AAK-së, Ramush Haradinanj”.

    Ditëve të fundit në media është raportuar se ka një përafrim ndërmjet AAK-së dhe LVV-së, lidhur me këtë deputeti Berisha për FrontOnline, tha se deri me tani nuk kanë pasur asnjë takim zyrtar me LVV-në për të diskutuar për çështjen e presidentit.

    “Takimet individuale bëhen çdo ditë pasi që deputetet e dy partive takohen mes vete, por takime zyrtare nuk e di që ka pasur që të trajtohen këto çështje. Ne kemi pasur bashkëpunim në të kaluarën me LVV-në. Mendoj që AAK-ja e ka qëndrimin  e qartë që nuk është përjashtuese për asnjë parti politike”,  deklaroi ai.

    Maca e zezë sjell super çmime ne Petrol Company!
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Vonë pasdite pritet gradualisht shtim i vranësirave, më të përqëndruara në Rrafshin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka theksuar se partia e saj nuk ka asnjë lidhje ideologjike me Lëvizjen Vetëvendosje dhe nuk ka...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar me rastin e pjesëmarrjes së Kosovës për herë të parë në...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, është shprehur e bindur se kandidati i partisë së saj për kryeministër, Bedri Hamza, është më i...
    Lajme11 Shtator 2024
    Njëri nga të plagosurit nga rasti Capat-Sekiraqët, është liruar dje nga spitali. Ai ishte duke marrë trajtim në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Kjo...
    Sport11 Shtator 2024
    Ylli i futbollit portugez dhe një nga lojtarët më të njohur në botë, Cristiano Ronaldo, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit të...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ngritur aktakuzën ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Nacionale e siguroi aktakuzën...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për 19 vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Kurti e ka nisur postimin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës, ka bërë të ditur se ka përfunduar transferimin e materialit arkivor– pjesë e fondeve arkivore të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.