×
  • Lajme
  • Lajme

    Veteranët mbështesin marshin për drejtësi

    FrontOnline
    22 Mars 2023

    Organizatorët e platformës “Liria ka emër”, kanë vizituar Organizatën e Veteranëve të UÇK-së.

    Qëllimi i kësaj vizite ishte kërkesa për ta përkrahur marshin solidarizues në mbështetje të luftës së UÇK-së dhe ish-krerëve të saj.

    Ushtrues detyre i kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku, tha se si organizatë do ta përkrahin këtë marsh, pasi e konsiderojnë se në Hagë nuk ka drejtësi por padrejtësi.

    “Kishim një takim me platformën ‘Liria ka emër’, të cilët e organizojnë marsh për drejtësi në mbëstetje të shokëve tanë që i kemi në Hagë, sepse atje siç e dini edhe ju kanë ndodh shpesh herë padrejtësi dhe marshi ka kuptim që ajo padrejtësi të vije në vend dhe të bëhet drejtësi, për shkak se krerët e UÇK-së dhe ish-luftëtarët e tyre në shumë raste u kanë mohuar shumë të drejta dhe atje nuk po gjykohen si individë por atje po është duke u gjykuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, tha Klinaku, raporton EO.

    Ai theksoi se si OVL do të përkrahin dhe do të bëjnë thirrje edhe qytetarëve që të marrin pjesë në këtë marsh, pasi siç tha ai është marsh për drejtësi. Ideatorët e platformës “Liria ka emër” Ismail Tasholli, falënderoi organizatën e veteranëve për përkrahjen në marshin që mbahet të dielën më 2 prill, në Prishtinë.“Ishte shumë e rëndësishme që të ndodhemi sot këtu, te shoqata e dala nga lufta sepse këta janë trashëgimia praktike dhe simbolike e një të kaluarës shumë të dinjitetshme. Ne kemi has në mbështetje të plotë në kuptimin e bashkëngjitjes së marshimit që e kemi organizuar dhe kemi hasur në mirëkuptim dhe shpresojmë që edhe komunitetet tjera të caktuara të jenë pjesë e këtij marshi që për qëllim ka drejtësinë”, tha Tasholli.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Policia ka ndëshkuar një shofer në Ranillug, pasi i njëjti ka vozitur veturën në gjendje të dehur. Në njoftim thuhet se, drejtoria...
    Lajme05 Maj 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me parashikimet më të reja sa i përket motit mbi vendin tonë gjatë javës së ardhshme....
    Lajme05 Maj 2024
    Përurohet shtatorja e Tahir Sinanit në Bajram Curr, Haradinaj: Me heroizmin e tij nderoi jo vetëm Tropojën por mbarë kombin shqiptar. Kryetari...
    Të tjera
    Vip05 Maj 2024
    Këngëtarja e njohur Bleona Qereti që prej vitesh jeton në SHBA ka treguar se është një nga aktoret e kastit që ka...
    Vip05 Maj 2024
    Dua Lipa ka treguar se iu desh të bënte një pauzë në rrjetet sociale pasi një video e kërcimit të saj u...
    Kronika05 Maj 2024
    Policia ka njoftuar se janë arrestuar tre persona në Fushë Kosovë, dyshohen për shitblerje dhe shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike. “Pas...
    Sport05 Maj 2024
    Juventusi është në “pole position” për të nënshkruar me Mason Greenwood, por ideja që sulmuesi të jetë ende një lojtar i Manchester...
    Vip05 Maj 2024
    Bella Hadid ka ndërruar përkohësisht çizmet e saj të kaubojëve me taka, ndërsa ishte kthyer në New York, përpara Met Gala 2024...
    Sport05 Maj 2024
    Bayern Munich nuk ia doli përballë Stuttgart, me bavarezët që u mposhtën 3-1 më javën e 32-të të Bundesliga-s. Si të mos...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.