×
  • Lajme
  • Lajme

    Mitrovica prin me raste sociale

    FrontOnline
    21 Mars 2023

    Komuna e Mitrovicës prin me numrin e rasteve sociale. Kjo bën që nevoja për ndihma të jetë e madhe. Ka familje që nuk e kanë të zgjidhur ende punën e strehimit e kushtet për jetesë janë shumë të vështira.

    Mensur Çizmolli nga Mitrovica tash e tre muaj ka mbetur pa shtëpi. Shtëpia në lagjen “2 Korriku” ku ai dhe familja e tij qëndruan për rreth 20 vjet, u rrënua nga pronari i saj. Kjo familje muajin e kalon me 110 euro ndihmë sociale.

    “20 vite kemi jetua në një shtëpi të huaj, për momentin e kanë rrëzua. Pronari ka ardhur prej Gjermanie nuk ka dashtë me na lënë, e rrëzoi shtëpinë. Djali ka ardhur këtu që dy vite, jemi bashkua këtu, ku me shkua”, thotë Çizmolli.

    Barra më e madhe bie mbi zonjën e kësaj shtëpie, e cila thotë se mezi i ushqen fëmijët.

    “Nuk shkon muaji, se shumë kallaballëk, qe vaji po them çka u bo se di, po shkon. Kur po na sjellin ndihma, me to po jetojmë”, thotë kryefamiljarja Qelepije Çizmolli.

    Një hall tjetër që ka kjo familje është se vajza e tyre 14 vjeçe është në gjendje jo të mirë shëndetësore, për çka janë detyruar t’ia ndërpresin shkollimin.

    Familja Cizmolli mbetet me shpresën se institucionet dhe njerëzit e vullnetit të mirë do tu dalin në ndihmë për shërimin e vajzës dhe çështjen e banimit.

    Nga Komuna e Mitrovicës kanë thënë se numri i rasteve sociale mbetet i madh, por edhe nevoja për ndihmë mbetet e madhe.

    “Duke e krahasuar me vitet e kaluara, kemi pas një rënie të lehtë të përfituesve të ndihmave sociale, ai trend po vazhdon. Nuk është rënie drastike mirëpo ka trend uljeje”, tha Drejtoresha e Mirëqenies Sociale, Drita Gashi Ibrahimi.

    “Ka një rënie të lehtë, edhe ne e kemi vërejtur, mirëpo padyshim prapë nevoja është shumë e madhe” , tha  Liridon Kurti, koordinator i organizatës humanitare “Islamic Relief”.

    Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, Komuna e Mitrovicës prin sa i përket numrit të familjeve me asistencë sociale, me 2 mijë e 157 familje.

    EKSKULZIVE: Art Motion dhe Klan Kosova fitojnë të drejtën televizive të Superligës, Ligës së parë si dhe Kupës së Kosovës 
    Nga Rubrika
    Ekonomi28 Prill 2024
    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka një pasuri të paluajtshme që kap vlerën prej mbi 100 mijë euro....
    Lajme28 Prill 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se janë kërcënuar e sulmuar disa punonjës të kontraktuar së fundmi për mbledhjen e mbeturinave, nga...
    Lajme28 Prill 2024
    Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj thotë se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka urdhër...
    Të tjera
    Sport28 Prill 2024
    Është përmbyllur edhe java e 31-të në Superligën e Kosovës, pas tri ndeshjeve të zhvilluara sot. Ballkani regjistroi fitore në udhëtim ndaj...
    Ekonomi28 Prill 2024
    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka një pasuri të paluajtshme që kap vlerën prej mbi 100 mijë euro....
    Lajme28 Prill 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se janë kërcënuar e sulmuar disa punonjës të kontraktuar së fundmi për mbledhjen e mbeturinave, nga...
    Lajme28 Prill 2024
    Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj thotë se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka urdhër...
    Sport28 Prill 2024
    Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës në futboll. Ballkani nuk ka arritur ta thyejë...
    Sport28 Prill 2024
    Interi po vazhdon me fitore edhe pas sigurimit të titullit kampion në Serie A. Zikaltrit triumfuan 2:0 ndaj Torinos në kuadër të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.