×
  • Lajme
  • Lajme

    Punëtorët teknik në disa shkolla bojkotojnë punën, sindikalisti Azemi tregon arsyen

    Aulona Konjuhi
    21 Mars 2023

    Nga sot punëtorët teknik të disa shkollave fillore dhe të mesme në kryeqytet do të punojnë vetëm me nga 2 orë gjatë orarit të punës, ndërsa një pjesë tjetër do të qëndrojnë në vendet e tyre të punës dhe nuk do të japin shërbimet e tyre.

    Krejt kjo po ndodh për shkak që Komuna e Prishtinës pas procedimit të tenderit për shërbime në mirëmbajtjen e shkollave me pagë neto 300 euro për këta punëtor, ka ndryshuar shumën e pagave duke ulur në 250 euro.

    Kështu ka bërë të ditur kreu i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

    Azemi tha se krejt kjo është një shkelje ligjore.

     “Që nga sot do të punojnë vetëm nga 2 orë gjatë orarit të punës, pjesën tjetër do të qëndrojnë në vendet e tyre të punës dhe nuk do të japin shërbimet e tyre. Kjo pasi që Komuna e Prishtinës pas procedimit të tenderit për shërbime në mirëmbajtjen e shkollave me pagë neto 300 euro për disa punëtor teknik të disa shkollave, ndryshon shumën e pagave të punëtorëve dhe procedon me 250 euro, qa është shkelje ligjore”, theksoi Azemi.

    Kreu i kësaj sindikate njoftoi se nëse nuk kthehet shuma e proceduar si në fillim, punëtorët do të largohen nga puna.

    Azemi shtoi se kanë dërguar padi për këtë çështje në Komunën e Prishtinës.

    “Nëse nuk e ndryshojnë këtë çështje e të mbetët paga 250 euro të gjithë punëtorët do t’i lirojnë vendet e tyre të punës dhe do të punojnë diku tjetër sepse nuk punohet me këtë pagë. E kemi bërë edhe një padi në Komunën e Prishtinës për këtë shkelje ligjore drastike”, u shpreh Azemi.

    Ndryshe, Sindikata e Punëtoreve të Sektorit Privat lidhur me këtë çështje dje është takuar me punëtoret teknik të shkollave në  Prishtinë “Dardani”, “Gjergj Fishta”, “Pjetër Bogdani”, “Ismail Qemali”, “Naim Frashëri”, “Asim Vokshi”, “Mehmet Gjevori”, dhe shkollat e mesme Ekonomia dhe Bujqësia, shkruan Front Online.

    KEDS vendos 17 trafo të reja në daljen e Ponoshecit të Gjakovës
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Është arrestuar një mashkull në Malishevë, pasi dyshohet se vazhdimisht ka ushtruar dhunë psikike, si dhe ka tentuar ta sulmonte fizikisht nënën...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i shumicës parlamentare, njëherit edhe anëtar i komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, Ekrem Mustafa ka deklaruar për FrontOnline...
    Lajme04 Maj 2024
    Një 16-vjeçare është zhdukur dje në rrugën “Astrit Bytyqi”, në Ferizaj. Babai i saj ka raportuar në Polici se vajza është larguar...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    “Ne po bëjmë maksimumin me aq sa mundemi, me kapacitetet dhe prokurorët që kemi”. Kështu i është kundërpërgjigjur Ilir Morina, prokuror special...
    Lajme03 Maj 2024
    Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve. Për ta shënuar këtë...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Aeroporti Costa Smeralda i Olbias në Itali u mbyll pasi një avion i vogël përfundoi jashtë pistës. Sipas asaj që raportojnë mediat...
    Lajme03 Maj 2024
    Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe të ketë...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi një kërkesë tjetër të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për...
    Sport03 Maj 2024
    Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka mbetur shumë i befasuar me sulmuesin anësor, Ian Maatsen, i cili luan te Borussia Dortmund,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.