×
  • Lajme
  • Lajme

    Kritikat ndaj Prokurorisë Speciale, Kurtit i vjen një kundërpërgjigje: Ne bëjmë maksimumin – s’ka të bëjë me pagën e prokurorëve

    FrontOnline
    04 Maj 2024

    “Ne po bëjmë maksimumin me aq sa mundemi, me kapacitetet dhe prokurorët që kemi”. Kështu i është kundërpërgjigjur Ilir Morina, prokuror special i Departamentit për Krime Lufte kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me deklaratën e tij se “duhet të kemi më shumë prokurorë dhe më të mirë” dhe se ka pasivitet nga ana e tyre.

    Morina ka thënë se nuk duhet të minimizohet puna që po bëhet në departamentin për krime lufte dhe se komentet e tilla nuk janë të mira për publikun dhe institucionet.

    Ne punojmë për ditë, nuk është çështje që ne vetëm kur janë përvjetorët, ne duhet ta informojmë publikun. Nëse na përcillni ne punojmë vazhdimisht dhe kjo nuk ka të bëjë me pagën e prokurorëve, kjo është me vullnetin, me punën dhe profesionin që bëjmë ne që nuk është çështje e pagës prandaj nuk e di pse duhet të minimizohet i gjithë ky mund që po bëhet në këtë departament me një koment të atillë”, ka thënë Morina”, ka deklaruar Morina.

    Sipas tij, nëse nuk janë adresuar çështjet 20 vjet më parë dhe tani të hidhet gjithë barra në këtë departament nuk është fer.

    Morina ka njoftuar se gjatë vitit të kaluar PSRK-ja ka ngritur 15 aktakuza ndaj 81 personave për krime lufte.

    “Prokuroria Speciale vetëm gjatë vitit 2023 ka ngritur 15 aktakuza ndaj 81 personave”, ka theksuar Morina.

    Ndërkaq, Morina ka njoftuar se për dhunë seksuale nga viti 2019 ka 77 raste, prej tyre për gjashtë raste janë ngritur aktakuza, 21 raste janë pushuar hetimet dhe 50 raste janë ende në punë.

    Ai thotë se do të ngrihet një aktakuzë e re për krime lufte për një rast “Dhunimi” dhe se për këtë publiku do të njoftohet me kohë sapo të jetë e gatshme./RTV Dukagjini

    Petrol Company hap pikën më të re në Orllat me super çmime për Black Friday: Diesel 1.51€ dhe Benzinë 1.38€
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Analisti politik, Halil Matoshi, për FrontOnline thotë se letra e shefes së diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla dërguar në KiE është një manovër...
    Lajme18 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë për Ekonomia Online se nuk janë të interesuar dhe nuk kanë as vullnet që...
    Lajme18 Maj 2024
    19 aksidente trafiku me të lënduar dhe 33 tjera me dëme materiale janë raportuar brenda 24 orëve. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Kosova jashtë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, deputeti Rexhaj e quan “konsensus i dhimbshëm” dhënien e tokave të Manastirit të Deçanit Mos...
    Lajme18 Maj 2024
    Një person në Raskovë të Obiliqit është arrestuar pasi i njëjti ka penguar zyrtarët policor gjatë tentimit për ta arrestuar. Siç bëhet...
    Lajme18 Maj 2024
    Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla, gjatë ditës së djeshme ‘’guxoj’’ të dërgonte një letër tek Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit...
    Lajme18 Maj 2024
    Në 11 komuna të Kosovës është shtyrë afati i regjistrimit të popullsisë me kërkesë të tyre. Qeveria e Republikës së Kosovës ka...
    Lajme18 Maj 2024
    Misioni paqëruajtës i NATO-s në Kosovë, ka bërë të ditur se pas një kërkese të Policisë së Kosovës, njesia finlandeze e KFOR-it...
    Lajme18 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka uruar kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq i cili fitoi edhe një mandat tjetër. Me anë të një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.