×
  • Lajme
  • Lajme

    A do e tërheqë Mali i Zi njohjen e Kosovës nëse zgjidhet president? Flet kandidati që rivalizon Gjukanoviçin

    FrontOnline
    21 Mars 2023

    Kandidati për president në Malin e Zi, Jakov Milatoviç deklaroi se nëse fiton zgjedhjet presidenciale dhe zgjidhet në krye të shteti, nuk do të tërhiqet nga ratifikimi për njohjen e Kosovës.

    Në një intervistë për ABC News, Linda Karadaku, Milatoviç tha se i qëndron faktit që Mali i Zi e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

    Në lidhje me dialogun Prishtinë-Beograd, Milatoviç u shpreh se të gjitha shtetet në rajon do të ishin të lumtura nëse të dyja vendet do të arrinin një marrëveshje.

    Pyetje: Po përsa i përket Kosovës? Ka pasur zëra se politika në Mal të Zi kërkon një tërheqje nga ratifikimi i Kosovës. Ku qëndroni ju në lidhje me këtë?

    Jakov Milatoviç: Jam shumë i lumtur që Beogradi dhe Prishtina, nën çadrën e Bashkimit Europian, kanë nisur këtë dialog. Mendoj që Mali i Zi si dhe të gjitha shtetet e rajonit do të ishin shumë të lumtur në çdo gjë që Beogradi dhe Prishtina vendosin, sepse vetëm rajoni i bashkuar pa kufij dhe pa kostot ekonomike të tyre, rajoni që është inkorporuar në BE, është një rajon i stabilizuar dhe me prosperitet. Me Kosovën, vërtet mendoj se duhet të ndërtojmë urat lidhëse në benefit të njerëzve në Kosovë dhe në Mal të Zi.

    Pyetje: E suportoni apo jo faktin që shteti juaj e ka njohur Kosovën si shtet i pavaruar?

    Jakov Milatoviç: Është patjetër fakt dhe ne i qëndrojmë faktit. Mendoj se edhe partitë e tjera, të gjitha kanë firmosur një traktat, me duket në fund të vitit të shkuar me historinë e rikonstruktimit me kryeministrin Abazovic, ku të gjitha partitë njohën faktin duke përfshirë çështjen e Kosovës. Patjetër, po. Këto janë faktet dhe mendoj se ajo që kemi nevojë është të ndërtojmë rrugët për një zhvillim ekonomik mes vendeve të rajonit që me në fund të shkojmë në nivelin e duhur për BE. Të shpejtojmë integrimin e vendeve tona. Që të kemi akses në fondet e BE që të zhvillojmë infrastrukturën tonë. Di që ekziston një projekt për të ndërtuar autostradën e paqes nga Nish (Nishi i Serbisë, nuk e di si shkruhet), në Prishtinë. Këto janë historitë që promovoj dhe mendoj se është e ardhmja e rajonit./abcnews.al

    Njoftimi i KEDS: Nesër në këto zona do të ketë punime
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së Bedri Hamzaj ka kujtuar Luan Haradinajn, në 27 vjetorin e rënjes së tij. Sipas Hamzajt...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar me rastin e Ditës së Goranëve. Këtij komuniteti, Kurti u ka thënë se kanë dhënë...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua gjatë ditës me drejtorin ekzekutiv të Institutit Tony Blair për Ndryshim Global, Ryan Wain. Zyra...
    Të tjera
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën së bashku me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, kanë zhvilluar takim me ambasadorët e shteteve...
    Vip06 Maj 2024
    Një nga miqtë e Princeshës Catherine (Kate Middleton) dhe të Princit William ka folur për problemet nëpër të cilat po kalon familja...
    Vip06 Maj 2024
    Këngëtarja shqiptare, Dhurata Dora po vazhdon të shijojë suksesin e këngës së saj të fundit, “Sheqer”. Artistja zbuloi përmes një storie në...
    Vip06 Maj 2024
    Dua Lipa arriti suksesin e radhës. Ylli shqiptar me famë ndërkombëtare prezantoi, këndoi dhe luajti në skeçet e “Saturday Night Live” në...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se nga 12 maji do të nisë turin e takimeve me diasporën shqiptarë...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell ka deklaruar se urdhrat e Izraelit për evakuimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.