×
  • Lajme
  • Lajme

    Szunyog nis takimet me opozitën, temë mbështetja e implementimit të marrëveshjes

    FrontOnline
    21 Mars 2023

    Tomas Szunyog, shef i Bashkimit Evropian në Kosovë, është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

    Kështu ai ka nisur takimet me liderët e opozitës, pasi në Ohër është arritur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, ndonëse nuk u nënshkrua.

    “U takova sot me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe Abelard Tahirin për të diskutuar mbështetjen e opozitës për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes në rrugën e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar në Twitter shefi i zyrës së BE-së.

    PDK-ja dhe LDK-ja kanë shprehur kritika të shumta për qasjen e kryeministrit Albin Kurti në dialog, përfshirë edhe marrëveshjen e Ohërit.

    Opozita thotë se Kosova e ka humbur mundësinë që tani ta marrë njohjen nga Serbia./Front Online

    Maturantët e shkollës së mjekësisë “Dr. Ali Sokoli”, në ekskuzion në hotelin me pesë yje
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në panelin e diskutimit me temë “Misionet e stabilizimit si instrument për ruajtjen e...
    Lajme07 Maj 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në mbledhjen e rregullt të kryesisë të mbajtur sot, ka krijuar Shtabin Zgjedhor për zgjedhjet paramentare....
    Lajme07 Maj 2024
    Në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, unanimisht është vendosur që zëdhënës i LDK-së të emërohet Besian Mustafa....
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me ambasadoren e ShBA-së në kombet e Bashkuara, Linda Thomas Greenfield, e cila njëkohësisht është...
    Sport07 Maj 2024
    Fluminense ka zyrtarizuar rikthimin e Thiago Silvas. Qendërmbrojtësi brazilian po rikthehet te klubi nga i cili u largua përfundimisht në vitin 2009....
    Lajme07 Maj 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se Rusia aktualisht po kryen një sulm hibrid ndaj Kosovës. Gërvalla tha se...
    Lajme07 Maj 2024
    Ndërkohë që mbështetja e deklaruar nga shtetet e fuqishme vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, është e qartë se rruga e...
    Sport07 Maj 2024
    Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar vendimet e fundit që mori shkalla e dytë e Komisionit për Ankesa. Vllaznia e...
    Vip07 Maj 2024
    Dita e sotme nuk ka nisur mirë për Egla Cenon. Banorja e ‘Big Brother VIP Albania’ është përfshirë në debate me shumicën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.