×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-kryediplomatja aspak e befasuar me deklaratat e Lajçakut për Asociacionin

    FrontOnline
    08 Shkurt 2023

    Ish-ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla tha se nuk ndjehet e befasuar nga deklaratat e emisarit të Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

    Diplomati sllovak deklaroi gjatë vizitës së tij të fundit në Prishtinë se të gjitha ujditë e nënshkruara mes Kosovës dhe Serbisë, përfshirë Asociacionin, duhet të zbatohen.

    “Deklaratat e Lajcakut nuk janë më as befasuese, e as kuptimplota, duke e ditur se u mungon qartësia në qëllimin final të dialogut Kosovë – Serbi, u mungon qëndrueshmëria në qëndrime e parime, e poashtu edhe njohja e realitetit politik në të dy vendet me të cilat negociohet”, u shpreh Haradinaj Stublla për “Front Online”.

    Ish-kryediplomatja kosovare Haradinaj Stublla citoi edhe ca fjalë të moçme që Lajçak kishte thënë për AKS-në.

    “Juve besoj ju kujtohet deklarata e z.Lajcak vetëm 2 vite më parë duke thënë në Beograd se “Kushtetuta e Kosovës nuk është as Kuran as Bibël – për të mos u ndryshuar” – duke aluduar në akomodim të kompetencave ekzekutive për Asociacionin përmes ndryshimeve kushtetuese”, pohoi Haradinaj Stublla.

     

    Ish-Ministrja e Jashtme: Kurti e ka zbutur qëndrimin për Asociacionin, po “piqet politikisht”

    Me rastin e Black Friday, 28 Nëntorit dhe 32 vjetorin e kompanisë, Petrol Company me çmime marramendëse në derivate dhe…
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Dy persona kanë marrë lëndime trupore, pasi një motoçikletë është aksidentuar në orët e mbrëmjes në Prishtinë. Rastin e ka konfirmuar për...
    Lajme07 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka ushtruar bashkë me njësinë policore të specializuar të EULEX-it dhe KFOR-in. Siç thuhet në njoftim, ky ushtrim kishte...
    Lajme07 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova këtë vit është e ftuar speciale në Samitin SHBA-Afrikë që po mbahet në...
    Të tjera
    Sport07 Maj 2024
    Fluminense ka konfirmuar rikthimin e Thiago Silvas. Mbrojtësi 39-vjeç pritet të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare me klubin brazilian, prej nga edhe doli...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në  Konventën e Forumit të Rinisë të kësaj partie tha se Rinia e Lidhjes...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Bjellorusia i ka filluar të martën stërvitjet ushtarake me raketat dhe avionët luftarakë që janë në gjendje të bartin armë taktike bërthamore,...
    Sport07 Maj 2024
    Real Madridi do të prezantohet me trofeun e ri të La Ligës dy herë në javën e ardhshme pas një mosmarrëveshjeje me...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Në Shqipëri shumica socialiste propozoi sot ndërmarrjen e një cikli të ri reformash të thella të cilat do të duhet të kenë...
    Lajme07 Maj 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në panelin e diskutimit me temë “Misionet e stabilizimit si instrument për ruajtjen e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.