×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Zëvendësambasadori holandez viziton Doganën e Kosovës

    FrontOnline
    08 Shkurt 2023

    Nga Dogana e Kosovës njoftojnë se sot janë vizituar nga zëvendësambasadori i Holandës, Ronald Goldberg si dhe Ivan Iliev, përfaqësuesi regjional për ekonomi dhe tregti në Ambasadën Holandeze në Maqedoninë veriore, të cilët u mirëpritën nga Drejtori i përgjithshëm i Doganës, Agron Llugaliu.

    Bëhet e ditur se gjatë këtij takimi është diskutuar në lidhje me rëndësinë e efikasitetit të Doganës, duke filluar nga mbledhja e të hyrave, luftimi i ekonomisë jo-formale dhe avancimi i lehtësirave tregtare.

    “Llugaliu njoftoi të pranishmit lidhur me zhvillimet e fundit në Doganën e Kosovës, ku vendosi theksin në zbatimin e ligjit si dhe avancimet teknologjike në Doganën e Kosovës, me qëllim të avancimit të shërbimit”, thuhet mes tjerash në kumtesën për media.

    Po ashtu njoftohet se zyrtarët e ambasadës holandeze vlerësuan progresin dhe ofruan gatishmërinë për bashkëpunim në interes të dyanshëm, me qëllim që bashkëveprimi i ekonomive të dy vendeve të jetë efikas dhe frytdhënës./Front Online

    Afër 6500 banorë të Shalës së Bajgorës përfitojnë nga rrjeti i ri
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Policia ka ndëshkuar një shofer në Ranillug, pasi i njëjti ka vozitur veturën në gjendje të dehur. Në njoftim thuhet se, drejtoria...
    Lajme05 Maj 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me parashikimet më të reja sa i përket motit mbi vendin tonë gjatë javës së ardhshme....
    Lajme05 Maj 2024
    Përurohet shtatorja e Tahir Sinanit në Bajram Curr, Haradinaj: Me heroizmin e tij nderoi jo vetëm Tropojën por mbarë kombin shqiptar. Kryetari...
    Të tjera
    Vip05 Maj 2024
    Bella Hadid ka ndërruar përkohësisht çizmet e saj të kaubojëve me taka, ndërsa ishte kthyer në New York, përpara Met Gala 2024...
    Sport05 Maj 2024
    Bayern Munich nuk ia doli përballë Stuttgart, me bavarezët që u mposhtën 3-1 më javën e 32-të të Bundesliga-s. Si të mos...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Këshilli i Europës feston sot 75 vjetorin e themelimit dhe deputeti i Bundestagut, Knut Abraham ka gjetur rastin të kujtojë sot se...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Sulmet ruse të infrastrukturës energjetike të Ukrainës me dronë dhe raketa, i ka kushtuar Kievit rreth 1 miliard dollarë (mbi 900 milionë...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Policia tha të dielën se zbardhi vrasjen e dy të moshuarve në Bodrishtë të Gjirokastrës, tre ditë më parë, duke arrestuar personin...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq ka shprehur frikën se komuniteti ndërkombëtar do të dalë me “ndonjë zgjidhje kompromisi”...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.