×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit, do të dalin ndonjë zgjidhje që ta fusin Kosovën në Këshillin e Europës

    FrontOnline
    05 Maj 2024

    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq ka shprehur frikën se komuniteti ndërkombëtar do të dalë me “ndonjë zgjidhje kompromisi” në mënyrë që Kosova përfundimisht të pranohet në Këshillin e Europës edhe pa e themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

    Daçiq megjithatë tha se ndërkombëtarët aktualisht po i bëjnë presion kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për Asociacionin.

    “Ka presion ndaj Kurtit që ta bëjë, siç thonë ata figurativisht duke përdorur një term që nuk do të thotë asgjë, ‘një hap të pakthyeshëm drejt formimit të Asociacionit’. Dhe cili do të ishte një hap i pakthyeshëm? Epo, kjo është tani pyetja miliona dollarëshe”, tha Daçiq për TV Prva.

    Ai tha se Kosova në këtë rast mund t’ia dërgojë Gjykatës Kushtetuese draft-statutin e Asociacionit.

    “As nuk e di se çfarë është hapi i madh në këtë, sepse Gjykata Kushtetuese mund të thotë kur të ketë mbaruar gjithçka që nuk e pranon. Pra këtu nuk ka asnjë garanci që dikush do të thotë ‘mirë, ne e kemi pranuar statutin. Pra, le të vazhdojmë’”, tha Daçiq.

    Ai kujtoi se vota e 31 vendeve europiane është e nevojshme që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Europës dhe se nëse Italia, Franca dhe Gjermania kanë disa rezerva para votimit, Kosova s’do të kishte asnjë shans./Express

    Rame Lahaj, ambasador i VISA Infinite kartelës së Bankës TEB
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Sot në mëngjes u kuptua se është shembur një pjesë e rrugës që shkon nga Klina në Gjakovë. Në lidhje me këtë...
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar sot se ka zhvilluar një bashkëbisedim me ish-sekretaren amerikane, Hillary Clinton, për ekonomitë e zhvilluara...
    Lajme18 Maj 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se është bërë një tjetër ndërprerje ndaj punimeve ilegale nga Inspektorati i Kryeqytetit. Rama me...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Aeroporti i Mynihut në Gjermani është mbyllur, sepse disa aktivistë për mbrojtjen e klimës kanë hyrë në psitën e tij. Siç raporton...
    Lajme18 Maj 2024
    Rezultati i mbledhjes së djeshme në Këshillin e Evropës, çështjet bilaterale dhe rajonale si dhe projektet e përbashkëta ishin temë e diskutimit...
    Lajme18 Maj 2024
    Deputeti i Listës Guxo që është në koalicion me Vetëvendosjen, Ekrem Mustafa, thotë se nuk ka përqarje të raporteve mes Presidentes Vjosa...
    Lajme18 Maj 2024
    Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, për FrontOnline thotë se nuk duhet pritur askush të ketë krisje të raporteve politike mes Presidentes...
    Lajme18 Maj 2024
    Kosova jashtë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, deputeti Rexhaj e quan “konsensus i dhimbshëm” dhënien e tokave të Manastirit të Deçanit Mos...
    Lajme18 Maj 2024
    Një person në Raskovë të Obiliqit është arrestuar pasi i njëjti ka penguar zyrtarët policor gjatë tentimit për ta arrestuar. Siç bëhet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.