×
  • Sport
  • Sport

    Policia jep detaje për FrontOnline pas sulmit ndaj trajnerit Faruk Statovci

    FrontOnline
    06 Shkurt 2023

    Analisti dhe trajneri i futbollit, Faruk Statovci është sulmuar mbrëmë fizikisht nga dy persona të maskuar para banesës së tij në Prishtinë, raporton FrontOnline.

    Mediat vendore kanë raportuar se Statovci është sulmuar menjëherë pas emisionit në Kanal10.

    Ish-futbollisti i njohur kosovar ka pësuar disa lëndime trupore dhe për këtë ka marrë trajtim në QKUK, teksa gjendja e tij është stabile.

    Sulmi ndaj Statovcit mësohet të ketë ndodhur tek sa ai ishte duke hyrë në banesën e tij në Breg të Diellit në Prishtinë.

    Rastin në fjalë e ka konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për FrontOnline.

    Nga PK-ja thonë se kanë nisur hetim për këtë sulm.

    “Sot rreth orës 01:20, kemi pranuar informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se një person është sulmuar fizikisht nga dy persona të dyshuar/maskuar dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti dhe është duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, bën me dije Policia e Kosovës për portalin./FrontOnline/

    Po vjen “Cyber ZERO” eventi që jep përgjigje për çdo lloj kërcënimi online
    Nga Rubrika
    Sport05 Maj 2024
    Liverpooli ka arritur të shënojë fitore ndaj Tottenhamit në kuadër të xhiros së 35-të në Premierligë. Ndeshja përfundoi me rezultat 4-2 në...
    Sport05 Maj 2024
    Granit Xhaka ka arritur të shënojë një super gol nga distanca ndaj Eintracht Frankfurtit. Po zhvillohej minuta e 12-të ku mesfushori kosovar...
    Sport05 Maj 2024
    Kanë përfunduar pesë përballjet e Albi Mall Superligë, të vlefshme për xhiron e 32-të. Kampioni në fuqi, Ballkani ka arritur të fitojë...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar për nënën e tij e njohur si ‘Nëna Rukë’, e...
    Lajme05 Maj 2024
    Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Haradinaj. Në nderim të figurës së...
    Vip05 Maj 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, prej më shumë se një viti është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bukuroshja, e...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) një krizë tjetër po shpërthen pasi mijëra tonë mbeturina po grumbullohen në të gjithë...
    Lajme05 Maj 2024
    Në 75-vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar themelimin e organizatës më të vjetër në...
    Lajme05 Maj 2024
    Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj nuk do të ndalen as gjatë orëve të mbrëmjes....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.