×
  • Kronika
  • Kronika

    Policia njofton për tri vdekje në 24 orët e fundit

    FrontOnline
    05 Shkurt 2023

    Tri raste të ndara të “Hetimit të vdekjes” janë iniciuar dje, pasi tre burra kanë vdekur në tri lokacione të ndryshme.

    Rasti i parë ka ndodhur në Gjakovë. Atje një burrë është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në spital, mirëpo përkundër përpjekjeve të mjekëve, ka ndërruar jetë.

    “HETIM I VDEKJES- Gjakovë 04.02.2023 – 08:30. Një mashkull kosovar, është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Gjakovës. Përkundër përpjekjes së mjekëve, i njëjti ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në raport.

    Rasti i dytë ka ndodhur në Levoshë të Pejës, ku një burrë ka vdekur derisa ekipi i mirëmbajtjes së rrjetit elektrik ishte duke punuar në një terren të vështirë.

    “HETIM I VDEKJES- Levoshë, Pejë 04.02.2023 – 11:43. Një mashkull kosovar, ka vdekur derisa ekipi i mirëmbajtjes së rrjetit elektrik ishte duke punuar në një terren të vështirë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, thuhet në raport.

    Ndërsa, në Shtërpcë, një burrë është gjetur pa shenja jete nga familjarë të tij, derisa vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

    “HETIM I VDEKJES- Shtërpcë, 04.04.2023 – 15:01. Raportohet se nga familjaret, është gjetur viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jete u është liruar familjareve”, thuhet në raport.

    KEDS njofton për punime në rrjet, në këto komuna do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Kronika04 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndëshkuar me 400 euro gjobë dhe 5 pikë negative shoferin që drejtonte automjetin duke mbajtur...
    Kronika03 Maj 2024
    Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë ka identifikuar dhe ndalur dy automjete në rrugën “Adem Jashari” në Gjakovë, ngasësit e të...
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Prej orës 18:00, të gjithë ata që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane, mund të shohin nëse janë fitues të përzgjedhjeve për të...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetarja e Rinisë Demokratike të Kosovës, Arbnora Salihu, bashkë me pjesëtarët e RDK-së kanë bërë një aksion simbolik në Ferizaj. Duke portretizuar...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj deklaratave të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borell, pasi ky i...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Sadiq Khan është zgjedhur kryebashkiak i Londrës, duke fituar mandatin e tretë historik pas një gare dramatike. Khan u shpall fitues ndaj...
    Lajme04 Maj 2024
    Që prej 1 majit, kalimet mes Kosovës dhe Shqipërisë bëhen pa kontrolle kufitare. Në pikëkalimin në Morinë, policia kufitare shqiptare nuk kërkon...
    Kronika04 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndëshkuar me 400 euro gjobë dhe 5 pikë negative shoferin që drejtonte automjetin duke mbajtur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.