×
  • Sport
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shevchenko kundër pjesëmarrjes së Rusisë në Lojërat Olimpike: Lufta nuk ka mbaruar

    FrontOnline
    04 Shkurt 2023

    Andrei Shevchenko qëndron kudnër pjesëmarrjes së atletëve rusë dhe bjellorusë në Lojërat Olimpike 2024.

    Ukrainasi që ishte kapiten dhe trajner i kombëtares së vendit të tij, me një postim në rrjetet sociale i bëri thirrje Komitetit Olimpik që të mos lejojë pjesëmarrjen e rusëve dhe bjellorusëve në Paris 2024 pasi lufta ende vazhdon.

    “Në sport nuk ka lojëra politike, por lufta është shumë më tepër se politika. Ngjarjet e mëdha sportive si Lojërat Olimpike janë një mundësi e madhe për të ndarë një mesazh me njerëzit në mbarë botën. Nëse atletët nga Rusia dhe Bjellorusia konkurrojnë me ose pa flamur, kjo do të trajtohet si një deklaratë nga Komiteti Olimpik për të gjithë botën se lufta ka mbaruar dhe se ju mund të harroni gjithçka dhe të falni të gjithë.

    Por lufta nuk ka mbaruar, lufta çdo ditë na shkatërron shtëpitë, e kthen jetën e fëmijëve tanë në gërmadha dhe kërcënon ekzistencën tonë. Njerëzit duhet ta mbajnë mend këtë. Bota duhet të dijë se ne çdo ditë luftojmë për paqen dhe mbrojtjen e lirisë sonë.

    I bëj thirrje Komitetit Olimpik që të mos lejojë që sportistët rusë dhe bjellorusë të marrin pjesë derisa të përfundojë lufta në Ukraninë dhe të dënojë agresionin rus në çdo mënyrë”, është shprehur legjenda e futbollit në një postim në Facebook./FrontOnline/

    Njoftimi i KEDS: Nesër në këto zona do të ketë punime
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Autori i vrasjes së tre grave, Dan Hutra është paraqitur në SPAK. Sipas Top Channel ai është paraqitur në SPAK pas dy...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Në Shkup rreth orës 01:39 pas mesnatës është regjistruar tërmet me magnitudë 1.9 shkallë. Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Aeroporti Costa Smeralda i Olbias në Itali u mbyll pasi një avion i vogël përfundoi jashtë pistës. Sipas asaj që raportojnë mediat...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq tha Serbia kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova me asnjë çmim. Ai tha se anëtarësimi...
    Lajme04 Maj 2024
    Dy persona, ende të paidentifikuar nga Policia e Kosovës, kanë tentuar t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari”. Në reagimin e Komunës së...
    Lajme04 Maj 2024
    Analisti Halil Matoshi ka kritikuar ashpër deputetin e Vetëvendosjes Dimal Bashën pas sulmit verbal që ia bëri mbrëmë gazetares së RTK-së Blerta...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti gjermani Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer i ka reaguar ashpër Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell, pasi ky i fundit ka...
    Ekonomi04 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka treguar se përmendja e luftës mund të sjell pasoja për vendin në aspektin...
    Lajme04 Maj 2024
    Protestës së fundit të punëtorëve të organizuar më 1 Maj nuk iu bashkëngjitën, ndonëse pakënaqësitë me paga i kanë të vazhdueshme. Kërkesat...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.