×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Kryetarët e komunave të pakënaqur me koeficientin, nuk duan rangim me zv/ministrat

    FrontOnline
    02 Shkurt 2023

    Shuma e koeficientit të pagave për sektorin publik u bë i ditur të mërkurën pas gati një muaj mbajtje sekret.

    Vlera prej 105 euro s`po u paraqet problem kryetarëve të komunave të Kosovës.

    “S`kemi qëndrim për vlerë ne si Asociacion i Komunave”, theksoi shkurt për “Front Online” Sazan Ibrahimi, Drejtor Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

    Telashen këta e kanë me koeficientët e përcaktuar, me çka ata rangohen me pagë më poshtë sesa një zëvendësministër.

    “Shiko pa hy në vlerën e koeficientit nuk kemi qenë të kënaqur dhe kemi vlerësuar që është e padrejtë rangimi i kryetarëve të komunave në nivel të njëjtë me zëvendësministra ose më poshtë se zëvendësministrat. Rangimi i kryetarëve të komunave ka qenë i padrejtë. Na po folim për kategorizim”, u shpreh Ibrahimi për “Front Online.

    Sipas Ligjit të Pagave, një zëvendësministër ka koeficientin 14.8. Kur kjo vlerë shumëzohet me vlerën e koeficientit prej 105 euro, i bie që ai të paguhet 1,554 euro.

    I njëjti ligj parasheh koeficientë të ndryshëm për kryetarët komunalë, që i bie se jo të gjithë do paguhen njësoj.

    Vetëm kryetari i kryeqytetit, që ka koeficientin 15, do të arkëtojë pagë më të madhe sesa një zëvendësministër, 1,575 euro.

    Të tjerët kryetarë më pak, meqë koeficienti i tyre është më i ulët.

    13 është koeficienti i kryetarëve të komunave që kanë mbi 100 mijë banorë.

    12.8 është koeficienti për kryetarët që udhëheqin komunat që kanë 70 mijë deri në 100 mijë qytetarë.Ndërsa kryetarët e komunave që kanë prej 50 mijë deri në 70 mijë qytetarë e kanë koeficientin 12.6.

    12.4 është koeficienti për kryetarin e komunës që ka 30 mijë deri në 50 mijë qytetarë.

    Për 0.2 më pak është llogaritur të jetë koeficienti i kryetarit të komunave që kanë 20 mijë deri në 30 mijë qytetarë.

    12 është koeficienti për komunën që ka nga 10 mijë deri 20 mijë qytetarë.

    Të fundit me koeficient 11.8 radhiten kryetarët e komunave të Kosovës në të cilat numri i popullsisë është më pak se 10 mijë qytetarë./Front Online/

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Ekonomi01 Maj 2024
    Pagat e ulëta në sektorin publik dhe privat edhe më tej mbeten brengë kryesore për shumë qytetarë të Kosovës.  Mbi këtë pakënaqësi...
    Ekonomi30 Prill 2024
    Fehim Haliti është stomatologu me pasuri milionëshe në Prishtinë me mbi 1 milionë euro para të gatshme, si dhe vetura e orë...
    Ekonomi29 Prill 2024
    Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Podujevës kanë nënshkruar sot memorandum për rregullimin e katër rrugëve në këtë zonë. Vlera e projekteve...
    Të tjera
    Vip01 Maj 2024
    Teksa Meritoni dhe Ilnisa krijuan një lidhje brenda shtëpisë së ‘BBV3’, u duk sikur familjarët e tyre jashtë nuk ishin dakort për...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Kryeministri Edi Rama garantoi sot se ky do të jetë sezoni më i pastër për ujërat larës në detet e liqenet e...
    Lajme01 Maj 2024
    1 Maji është Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, datë e shenjuar për fillimin e luftës dhe organizimit. 138 vite më parë, punëtorët e...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Në Mal të Zi është kryer anketa e rregullt mujore nga agjencia IPSOS mbi renditjen e subjekteve politike dhe të politikanëve, të...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me nënkryetaren e Mitrovicës së Veriut, Katarina Adançiq, nënkryetaren e Zveçanit, Natasha Toamniq dhe nënkryetaren...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dhe deputeti shqiptar në kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se Ardita Sinani,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.