×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Reagon Ukraina pas deklaratës kontraverse të presidentit kroat në lidhje me Krimenë

    FrontOnline
    31 Janar 2023

    “Duke deklaruar se Krimea nuk do të jetë më Ukrainë, presidenti kroat Zoran Milanoviç vuri në pikëpyetje integritetin territorial të Ukrainës dhe ne e konsiderojmë këtë të papranueshme”, shkroi sot në Facebook Oleg Nikolenko, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme.

    “Pyes veten nëse Zoran Milanoviç mund të bëhej president i vendit të tij me një retorikë të tillë në vitet 1990, kur Kroacia po luftonte për të ruajtur shtetësinë e saj? A do të pranonin votuesit e tij të mbyllnin sytë ndaj pushtimit të një pjese të vendit të tyre?”, ka shkruar Nikolenko.

    Presidenti kroat Zoran Milanoviç tha dje në Petrinja se “Krimeja nuk do të jetë më Ukrainë”, duke aluduar se bashkësia ndërkombëtare tashmë ka krijuar një precedent të tillë me Kosovën. Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014.

    Në postimin e tij, Nikolenko kujtoi se “Kroacia mund të kishte humbur një të tretën e territorit të saj për shkak të agresionit të jashtëm” dhe shtoi  se megjithatë, falë luftës heroike, kroatët arritën të mbrojnë pavarësinë e vendit të tyre”.

    “Ne i konsiderojmë të papranueshme deklaratat e presidentit të Kroacisë, i cili në fakt vuri në dyshim integritetin territorial të Ukrainës”, theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës. Ai e përfundoi njoftimin duke falënderuar qeverinë kroate dhe popullin kroat për mbështetjen e palëkundur ndaj ukrainasve në luftën kundër agresionit rus./FrontOnline/

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Numri i rasteve të fruthit në të gjithë botën pothuajse u dyfishua nga viti 2022 në 2023, sipas studiuesve. Kishte 171,153 raste...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Rusia i ka vazhduar të dielën sulme e pareshtura kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës. Autoritetet në rajonin jugor Mikolaiv thanë se dronët...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Një grup dypartiak prej 14 senatorëve amerikanë e kanë paralajmëruar në një letër kryeministrin e Gjeorgjisë, Irakli Kobakhidze, se synimi i vendit...
    Të tjera
    Lajme28 Prill 2024
    Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj ka vendosur në qarkullim postar emisionin e jashtëzakonshëm të pullave postare “Sali Çekaj, Hero i...
    Lajme28 Prill 2024
    Pushtimi rus i Ukrainës e ka vënë zgjerimin në krye të agjendës së BE. Por vendet që rreshtohen për t'u bashkuar me...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Një grup dypartiak prej 14 senatorëve amerikanë e kanë paralajmëruar në një letër kryeministrin e Gjeorgjisë, Irakli Kobakhidze, se synimi i vendit...
    Kronika28 Prill 2024
    Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Bërnjak pasi që i njëjti në pikën kufittare gjatë kontrollit të dokumenteve kishte vendosur një...
    Kronika28 Prill 2024
    Përleshen disa persona mes vete në Prishtinë, njëri sulmon policët Policia ka njoftuar se janë përleshur disa persona dje në Prishtinë. Në...
    Kronika28 Prill 2024
    Të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jëtë një grua, shtetase e Serbisë. Siç njofton Policia e Kosovës, viktima...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.