×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Një vajzë ka ndërruar jetë pas një sulmi me thikë, arrestohet i dyshuari 16 vjeçar

    FrontOnline
    29 Janar 2023

    Një 15-vjeçare ka mbetur e vrarë dhe një 16-vjeçar ka mbetur i plagosur në një sulm të ndodhur pasditen e djeshme në Hexham të Anglisë. Policia ka arrestuar një tjetër 16-vjeçar, I cili është I dyshuari kryesor për vrasjen.

    Policia njoftoi se ka marrë njoftim për ngjarjen pak pas orës 17:00 dhe ka gjetur në vendngjarje dy adoleshentë të plagosur. Të dy u dërguan në spital dhe plagët e vajzës u vlerësuan fillimisht jashtë rrezikut për jetë, por më vonë gjithçka ndryshoi.

    “Fatkeqësisht, me gjithë përpjekjet më të mira të stafit të spitalit, vajza vdiq më vonë atë mbrëmje”, thuhet në njoftimin e policisë. “Djali pësoi lëndime të rënda, jo kërcënuese për jetën dhe mbetet në spital. Të dy familjet e tyre po ndihmohen nga oficerë të trajnuar posaçërisht në këtë kohë shkatërruese”.

    Policia tha se një djalë 16-vjeçar u arrestua fillimisht si i dyshuar për sulm dhe më pas si i dyshuar për vrasje. Oficerët besonin se “të gjithë të përfshirët e njihnin njëri-tjetrin”.

    “Është një tragjedi absolute, qyteti është në tronditje të plotë, të humbasësh një nga fëmijët tanë që ndjek një shkollë të mesme lokale është thjesht e tmerrshme,” tha kryebashkiaku i Hexhamit, Derek Kennedy.

    Ai shtoi se qyteti ka një shkallë të ulët krimi dhe u emërua vendi më i lumtur për të jetuar në Britani vitin e kaluar. “Është një komunitet shumë i ngrohtë dhe i dashur, kështu që është gjithmonë më e vështirë për ne kur ndodh një tragjedi si kjo,” shtoi ai./FrontOnline/

     

    Delegacioni nga Drake University viziton Devolli Corporation, njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me protestën e një grupi mësuesish përpara Kryeministrisë gjatë ditës së sotme, në Ditën...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Policia në Stamboll ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë protestuesit që u përpoqën të çanin një barrikadë për...
    Të tjera
    Sport01 Maj 2024
    Borussia Dortmund-PSG, është ndeshja e dytë e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve që luhet sonte. ‘Milionerët’ e Gjermanisë dhe parisienët do të...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka, ka treguar se sfidat me të cilat përballen zjarrfikësve e Kosovës janë adresuar edhe tek...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Policia në Stamboll ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë protestuesit që u përpoqën të çanin një barrikadë për...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Kalimi kufitar verior i Rripit të Gazës me Izraelin është hapur për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza...
    Lajme01 Maj 2024
    Njëri nga të plagosurit në Lupç të Podujevës është liruar nga emergjenca dhe më pas është marrë nga Policia e Kosovës. Pamjet...
    Sport01 Maj 2024
    Mbrëmë (e martë) në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në mes të Bayern Munichut dhe Real Madridit që përfundoi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.