×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama: Vuçiq dhe unë kemi pikëpamje krejtësisht të ndryshme për çështjen e Kosovës

    FrontOnline
    28 Janar 2023

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe ai gjithmonë kanë pikëpamje krejtësisht të ndryshme për çështjen e Kosovës.

    “Për mua Kosova është shtet i lirë, demokratik dhe sovran. Mendoj se ndërkohë gjërat po përparojnë, gjërat po ndryshojnë. Gjërat po ecin në drejtimin e duhur. Ngadalë, por po ecin. Dikur nuk kemi pasur komunikimi dhe ishte e pamundur të imagjinohej që serbët dhe shqiptarët mund të ishin në të njëjtën tavolinë. Pra, do të duhet kohë, do të duhet kohë, por kjo është në rregull”, tha Rama për televizionin malazez “A Plus Tv”.

    Rama foli edhe për deklaratën e presidentit Vuçiq në Forumin Ekonomik Botëror të mbajtur së fundmi në Forumin Ekonomik në Davos.

    “E lexova deklaratën e fundit të presidentit Vuçiq nga Davos dhe mendoj se ishte mjaft e respektueshme duke pasur parasysh mënyrën se si ai shprehu nevojën për të ecur përpara. Sigurisht, në mënyrën e tij karakteristike shumë të veçantë të komunikimit, por tregoi respekt”, komentoi Rama.

    Sa i përket faktit që ka marrëdhënie të mira edhe me Vuçiqin edhe me Kurtin, përkundër marrëdhënieve të tensionuara reciproke, Rama tha se ka shumë sulme mes presidentit të Serbisë dhe kryeministrit të Kosovës.

    “Dhe njerëzit më pyesin se si është e mundur kjo, por imagjinoni sikur të gjithë të shikonin bardhë e zi dhe të gjithë të mbanin pozicionet e tyre dhe askush të mos fliste me askënd. Gjërat nuk do të përmirësoheshin. Kështu që është gjithmonë më mirë të flisni me njerëz, përpiquni të kuptoni arsyet, paraqitni argumentet tuaja”, tha ai, transmeton Telegrafi.

    Rama theksoi se liderët e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë më shumë në drejtim të përmirësimit të situatave politike edhe pse siç tha ai Ballkani Perëndimor nuk ka qenë ndonjëherë në një pozitë më të mirë se sa sot.

    “Nuk do të jetë kurrë e lehtë dhe nuk pres që të bëhet më e lehtë. Mendoj se të gjithë duhet të përgatitemi që të bëhet më e vështirë, sepse gjërat po ndërlikohen gjithnjë e më shumë në çdo aspekt. Duhet të punojmë shumë, të përpiqemi të punojmë edhe më shumë, të mos humbasim besimin, të vazhdojmë dhe të mos harrojmë kurrë se ku jemi. Ballkani Perëndimor, nuk ka qenë kurrë në një pozitë më të mirë ”, tha Rama.

    I pyetur se çfarë do të thotë për rajonin që Mali i Zi ka për herë të parë një kryeministër që është shqiptar kombëtar, Rama u shpreh se jo vetëm që është shqiptari i parë që është kryeministër i Malit të Zi, por është edhe kryeministri i parë.

    “Kryeministri që vërtet nuk heziton të thotë se është shqiptar apo është ky apo ai, sepse beson dhe vepron në bazë të bindjes së tij se është shtetas i Malit të Zi dhe mënyrës së qasjes së komunitetit serb. Si shqiptar, mënyra se si ai i trajton disa çështje të pazgjidhura është e guximshme, por mbi të gjitha është për t’u admiruar sepse ai nuk ka një hendek mes asaj që thotë dhe asaj që bën, gjë që nuk është shumë e zakonshme në politikë”, u shpreh ai.

    Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Aeroporti Costa Smeralda i Olbias në Itali u mbyll pasi një avion i vogël përfundoi jashtë pistës. Sipas asaj që raportojnë mediat...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi një kërkesë tjetër të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Ministri i ri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, e ka falënderuar Përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan për vështirësitë e shkaktuara në vendet e Ballkanit nga migrimi dhe rënia e natalitetit, nga njëra...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Një nga pengjet që mendohet se ishte rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor është shpallur i vdekur pasi trupi i tij u...
    Lajme03 Maj 2024
    Për të shtunën parashikohet fillimisht të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit të ndryshueshëm, të pranishme në...
    Sport03 Maj 2024
    Milot Rashica ka gjetur golin e pestë personal me fanellën e Besiktas në elitën e futbollit turk, në ndeshjen ku skuadra e...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se keqbërësit kibernetikë çdo ditë tentojnë të kryejnë sulme kibernetike të llojeve të ndryshme, duke shpresuar apo...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    "Unë politikan nuk jam, jam veprimtar, dhe objekivi ynë është më i larti, dhe VLEN-in nuk e kemi pasur konkurrent, dhe në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.