×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    FAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia

    FrontOnline
    03 Maj 2024

    Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan për vështirësitë e shkaktuara në vendet e Ballkanit nga migrimi dhe rënia e natalitetit, nga njëra anë dhe ardhja e emigrantëve nga Azia, për të cilin ato vende nuk janë të përgatitura.

    Autori i tekstit, Michael Martens, të cilin e transmeton DW, përmend një anekdotë nga një konferencë ku u diskutua për rrezikun e shpërthimit të luftës në Evropën Juglindore, ku një pjesëmarrës pohoi se nuk ka rrezik sepse ka mungesë të ushtarëve në ato vende.

    Martens nuk mendon se rreziku i luftës nuk ekziston, duke pretenduar se edhe forcat speciale të armatosura mirë mund të bëjnë shumë dëm, por se këto vende ende vuajnë nga mungesa e ushtarëve. Ai përmend Serbinë si shembull.

    “Serbia, për shembull, ka disa vite që po armatoset fort me raketa, dronë dhe sisteme kundërajrore nga Kina dhe Rusia, të cilat së shpejti duhet të plotësohen nga avionët luftarakë francezë Rafale, kjo është një pjesë e tablosë. Tjetra është se Serbia, ashtu si vendet e tjera dhe rajoni, ka mungesë të ushtarëve që dinë ta operojnë me këtë teknikë të shtrenjtë, pra ushtria serbe ka në fakt më shumë se 300 tanke, por më së shumti një e treta ka ekuipazhe të trajnuar”, shkruan FAZ, transmeton Telegrafi.

    Ai përmend si arsye se oficerët më me dëshirë shkojnë në ekonomi dhe se ka pak të rinj, sepse shërbimi ushtarak nuk është më aq tërheqës dhe sepse gjithnjë e më pak fëmijë po lindin. Gjithashtu, thuhet se emigracioni e përkeqëson problemin, sepse “vendet e rajonit nuk janë mjaft tërheqëse për të mbajtur popullsinë e tyre të re apo për të tërhequr emigrantë”.

    Emigrimi – alternativa më e mirë

    Autori i artikullit krahason situatën në Serbi me atë në Rumani apo Bullgari, duke deklaruar se në ato vende ndonjëherë është e mundur të ngadalësohet emigracioni nga qytetet e mëdha apo edhe të ndryshojë trendi, por vëren se këto vende janë anëtare të Bashkimit Evropian.

    “Në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat nuk janë ende anëtare të Bashkimit Evropian dhe nuk kanë qasje të barabartë në tregun e tij, situata nuk duket aq e mirë”, shkruan FAZ, duke thënë se për shumë të rinj në ato vende emigrimi ende duket se është alternativa më e mirë, transmeton Telegrafi.

    Rënia e numrit të banorëve ndikon edhe në sjelljen e investitorëve perëndimorë, thekson FAZ, duke shpjeguar se nuk ka fuqi të mjaftueshme për projekte të mëdha në industritë intensive të punës. “Një konsorcium perëndimor, i cili dëshiron të ndërtojë një fabrikë të madhe në një vend ballkanik, ra dakord para fillimit të punës që dy të tretat e punonjësve të importohen nga Filipinet”.

    Vendet e Ballkanit nuk janë gati për emigrantë të rinj

    Thuhet se politikanët në rajon e kuptuan vonë seriozitetin e situatës demografike dhe se tani janë në garë për të sjellë punëtorë të huaj. “Ndërkohë, transporti urban i Beogradit punëson shoferë autobusësh nga India apo Sri Lanka, sepse nuk ka të interesuar vendorë. Vendi më i varfër në Evropë, Kosova me aeroplanë ka sjellë punëtorë nga Bangladeshi për projekte të mëdha.”

    Ky realitet i ri do t’i vendosë shoqëritë në rajonin e Ballkanit përballë sfidave të vështira, paralajmëron FAZ, sepse emigrantët nga Azia dhe Afrika do të kenë fëmijë, do të blejnë pasuri të paluajtshme, do të kultivojnë traditat dhe fetë e tyre dhe do të ndryshojnë pamjen e qyteteve në Evropën Juglindore, diçka me të cilën nuk janë mësuar në atë rajon.

    “Potenciali për konflikt është i dukshëm. Ballkani, është e vërtetë, ka qenë multietnik për shekuj. Por të pranosh se ai territor është një rajon emigrantësh ose se duhet të bëhet, në mënyrë që të mbajë veten ekonomikisht, pushtetmbajtësit vështirë e pranojnë këtë”, përfundon Frankfurter Allgemeine Zeitung. /Telegrafi/

    Ambasadori suedez qëndron në Devolli Corporation, viziton njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Ish-ministri i Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme ka kritikuar Këshillin e Evropës për mosnëtarësimin e Kosovës. Ai tha se Kosova...
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Sonte, Kroacia mori një qeveri të re të 16-të të kryesuar nga Andrej Plenkoviq i partisë Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ). Parlamenti kroat...
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Sondazhi i fundit i Barometrit në Euronews Albania, ka ngritur disa pyetje për të kuptuar mendimin dhe qasjen e qytetarëve në raport...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Sondazhi i fundit i Barometrit në Euronews Albania, ka ngritur disa pyetje për të kuptuar mendimin dhe qasjen e qytetarëve në raport...
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka nënshkruar të premten një ligj, i cili i lejon të dënuarit me burg të shërbejnë...
    Lajme17 Maj 2024
    Sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet Ministria e Arsimit ka vendosur që tekstet të mos shpërndahen nëpër shkolla sikurse ka ndodhur me...
    Lajme17 Maj 2024
    Nënkryetari I Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka ngushëlluar për vdekjen e një të riu nga Gjilani pas një aksidenti në...
    Lajme17 Maj 2024
    Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka bërë një studim hulumtues rreth eksportit dhe pagesave tē parasë së gatshme përmes institucioneve financiare mbrenda...
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Piramida e rinovuar e Tiranës ka fituar Çmimin e Madh për Evropën Juglindore. Përmes një postimi në rrjete sociale, kryetari i Bashkisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.