×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Pse sulmet në zemër janë më të shpeshta gjatë dimrit?

    FrontOnline
    24 Janar 2023

    Janari mund të jetë një muaj i zymtë. Moti është i ftohtë, qiejt janë përgjithësisht ngjyrë gri, dhe ka një rritje të konsiderueshme të sulmeve në zemër. Studiuesit kanë zbuluar se njerëzit janë më të prirur për të përjetuar sulm në zemër në janar dhe dhjetor sesa në muajt e tjerë të vitit.

    Kjo dukuri nuk duket të jetë direkt e lidhur me motin. Shkencëtarët po përpiqen të gjejnë arsyen pse më shumë njerëz vuajnë nga sulmet në zemër në këtë periudhë.

    Në fillim ekspert menduan se incidentet në rritje ishin për shkak të motit të ftohtë. Më pas, një studim i vitit 2004 i botuar në revistën “Circulation” synoi të zbulonte nëse vdekjet kardiake kishin lidhje me pushimet, dhe jo me rënien e temperaturave, raporton abcnews.al.

    Autorët e studimit shqyrtuan një bazë të dhënash të certifikatave të vdekjes gjatë viteve 1973-2001 të Qendrës Kombëtare për Statistikat Shëndetësore në SHBA (NCHS). Ata vunë në dukje se në cilën periudhë të vitit kishin ndodhur vdekjet dhe si kishte vdekur secili nga individët.

    Ata morën parasysh të gjitha llojet e vdekjeve, dhe jo vetëm vdekshmërinë e lidhur me problemet e zemrës. Më pas studiuesit kombinuan vdekjet kardiake për të gjitha vitet dhe krijuan një tabelë që tregonte frekuencën e ditëve të vitit kalendarik kur ndodhën këto ngjarje.

    Vdekjet si pasojë e sulmeve kardiake ishin më të ulëta në korrik, dhe më pas arritën kulmin ditën e Krishtlindjes. Pati një rënie të lehtë, dhe më pas një tjetër kulm më 1 janar. Shkalla e vdekjeve kardiake mbeti e lartë deri në janar, dhe më pas filloi të bjerë në pranverë dhe në fillim të verës.

    Në një artikull të vitit 2018 botuar më “BMJ”, shkencëtarët dyshuan se edhe Suedia përjeton një rritje të sulmeve në zemër gjatë pushimeve të dimrit. Rreziku ishte më i madh për personat mbi 75 vjeç, diabetikët, dhe ata që kishin një histori të sëmundjes së arterieve koronare.

    Pra shkencëtarët e kanë vërtetuar tashmë se ekziston një sezon sulmi në zemër i lidhur me dhjetorin dhe janarin. Por ata nuk janë të sigurt mbi arsyen pse ndodh kjo. Autorët e studimit të vitit 2004,shqyrtuan disa shpjegime të mundshme, raporton abcnews.al.

    Rënia e temperaturave gjatë muajve të dimrit është fajësuar prej kohësh për sulmet në zemër, sepse moti i ftohtë e rrit presionin e gjakut dhe i ngushton enët e gjakut. Por studimi zbuloi një rritje të sulmeve në zemër në Los Anxhelos, qytet që ka një dimër relativisht të butë, dhe një rënie të lehtë në shtetet e SHBA-së në kufi me Kanadanë, ku temperaturat e ulëta gjatë të dimrit.

    Në vend se të fajësonin motin, autorët e studimit sugjeruan se më shumë sulme në zemër mund të kenë ndodhur gjatë pushimeve, sepse njerëzit i injoronin simptomat dhe vononin trajtimin e tyre.

    Studime të tjera kanë zbuluar se paraqitjet në repartin e urgjencës binin gjatë festave dhe rriteshin të nesërmen e tyre. Autorët supozuan se ndoshta njerëzit nuk duan të ndërpresin apo t’i prishin festën të tjerëve. Nëse një person ndjen një ndjesi si shpimi i gjilpëre në krahun e tij apo një dhimbje gjoksi të fortë, ai mund ta ngatërrojë atë me një dispepsi si pasojë e teprimit me ushqimet.

    Kështu, autorët arritën në përfundimin se “vonesat e shkaktuara nga pushimet” në kërkimin e trajtimit mjekësor mund të kenë pasoja fatale.

    Për Stresin, Xhuli është spiune (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lifestyle30 Prill 2024
    DASHI Ka një dëshirë të madhe për argëtim, për të relaksuar mendjen dhe për të menduar vetëm për t’u ndjerë mirë, duke...
    Lifestyle30 Prill 2024
    Shumica e njerëzve shkojnë te mjeku vetëm atëherë kur kanë problem apo ndihen të sëmurë. Ekspertët sugjerojnë që dhe nëse jeni të...
    Lifestyle29 Prill 2024
    Shpesh konsumatorët enden nëpër tregjet e frutave dhe perimeve për të blerë luleshtrydhe. Por prisni, ka diçka të çuditshme që ju tërheq...
    Të tjera
    Lajme30 Prill 2024
    Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, deklaroi se kushdo që sot thotë që Kosova ka më shumë sovranitet në veri të...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Turizmi malor dhe investimet për rigjallërimin e tij vijojnë të mbeten një prioritet, tashmë i përforcuar me një paketë të re të...
    Lajme30 Prill 2024
    Ish ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj sociacionin e ka quajtur “përbindësh”. “Pjesa e fundit e kushtëzimit është ai neni 7...
    Sport30 Prill 2024
    Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, është nominuar për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në elitën e futbollit...
    Lajme30 Prill 2024
    Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dëshiron zgjedhje. Ai ka...
    Lajme30 Prill 2024
    Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka thënë se vendi i tij nuk do të merret me çështjen e njohjes së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.