×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Qytetarët ankohen për rritjen e çmimit të tatimit në pronë, njëri thotë se nga 460, këtë vit ka paguar mbi 900 euro

    FrontOnline
    24 Janar 2023

    Qytetarët janë ankuar se rritja e tatimit në pronë po u shkakton probleme të rënda ekonomike. Ndonëse thonë se ka pasur rritje të produkteve tjera, një rritje e tillë, do të jetë e papërballueshme për ta.

    Shumica kanë përjetuar rritje dyshifrore, ndërsa ka pasur raste edhe në mbi 150 për qind.

    Ndonëse vitin e kaluar e kishte paguan 460 euro faturën e tatimit në pronë, këtë vit, Shkumbin Pllana do ta paguajë më shtrenjtë.

    Ai tha se për pronën e njëjte e ka paguar 952 euro.

    “Po unë isha për ta marr faturën për tatim për shtëpinë time, e kishin rritur njëqind për qind. Tash arsyen pse nuk e di, se paraprakisht nuk kemi qenë të informuar fare për rritje. Se edhe rritje për njëqinda për qind njerëzve ju ka ra si shokë. 460 kam paguar vitin e kaluar, tash më ka ardhur 952 euro. E vështirë është edhe me këto ndryshimet negative që kanë ndodhe në krejt botën jo veç tekë ne”, tha ai për EO.

    Ramadan Murati nga Prishtina, thotë se sot kishte paguar tatimin dhe sipas tij pagesa këtë vit ishte rritur më shumë se njëqinda për qind.

    “Po është shtrenjtuar shumë, më shumë se qind për qind. Është barrë tepër e rëndë, por obligimi duhet që të kryhet, na vështirëson boll”, tha ai.

    Rritjen e tatimit në pronë e ka vërejtur edhe mërgimtari, Ilir Ajeti. Thotë se Kosova çdo ditë përballet me rritje të çmimeve.

    “Unë jetojë në Evropë, por jemi duke e përcjellë këtu dhe jemi duke parë që asgjë nuk është duke shkuar në rregull. Çmimet po rriten, tatimet janë duke u rritur punë nuk ka. Rinia janë duke ikur të gjithë, të gjithë kemi ikur për shkak të papunësisë”, thotë Ajeti.

    Ndërsa për Idriz Ajetin, çdo rritje e çmimeve e vështirëson jetën e qytetarëve. Ai thotë se pagat e pensionet kanë mbetur të njëjta.

    “Çfarëdo rritje që pason e vështirëson në masë të konsiderueshme jetën e qytetarëve. Po ja dalim por me vështirësi pak a shumë. Sigurisht është kohë shumë e vështire, e paqëndrueshme ekonomike, ka ndodh si një termet në tregun edhe global por edhe në atë kosovarë, ndërsa pagat, pensionet, ndihmat sociale e të tjerat nuk kanë pësuar as një ndryshim dhe natyrisht se  ka vështirësi tek qytetarët”, u shpreh ai.

    Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ai përmes një postimi ka deklaruar duke thënë se Ministria e Financave ka bërë rivlerësim të pronave.

    “Norma e tatimit është e njëjtë, por Ministria e Financave ka bërë rivlerësim të pronave dhe i ka vlerësuar më lartë! Andaj, dhe do të pagujmë më shumë. As ne si Komunë nuk jemi njoftuar mirë për këtë punë!” – ka shkruar Zogaj në rrjetin social “Twitter”./Front Online

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Kronika06 Maj 2024
    Një person është arrestuar në Fushë Kosovë. Ai dyshohet se fillimisht e ka joshur viktimës të konsumojë lëndë narkotike, mirëpo kishte refuzuar....
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Departamenti Amerikan i Shtetit ka hedhur poshtë raportimet se Zëvendësndihmës Sekretari Gabriel Escobar është shkarkuar nga kjo pozitë. Nga DASh thonë se...
    Lajme06 Maj 2024
    Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj ka deklaruar se me kauza të ndryshme, deputetët e pozitës po i mbrojnë aferat korruptive....
    Të tjera
    Lajme06 Maj 2024
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka përkujtuar Luan Haradinajn në 27-vjetorin e rënies së tij. Përmes një postimi në...
    Lajme06 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar akademikun, Fehmi Aganin, në 25-vjetorin e vrasjes së tij. Osmani është shprehur se forcat e...
    Kronika06 Maj 2024
    Të dielën rreth orës 19:00, në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë është arrestuar një person. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së...
    Kronika06 Maj 2024
    Dy persona me pasaporta ruse janë ndaluar në Jarinjë. Ata nuk kishin viza të Kosovës dhe dyshohet se kanë ardhur rrugëve ilegale....
    Lajme06 Maj 2024
    Derisa ishte në opozitë Lëvizja “Vetëvendosje” insistonte në themelimin e Komisioneve Hetimore Parlamentare, por prej se ka ardhur në krye të institucioneve...
    Front TV06 Maj 2024
    Investimet e fundit nga Ministria e Shëndetësisë në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, po konsiderohen të kryera sa për sy...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.