×
  • Kronika
  • Kronika

    Incidenti në Leposaviq, dy të dyshuarit bashkë kanë 97 vepra penale

    FrontOnline
    23 Janar 2023

    Lidhur me rastin e ndodhur sot në Bistricë të Leposaviqit, Policia e Kosovës ka dalë me informacione të reja.

    Sipas Policisë, personat e dyshuar të përfshirë në këtë rast sipas të dhënave rezultojnë të jenë persona me të kaluar kriminale dhe të përfshirë në dhjetëra veprave penale dhe kundërvajtje.

    “I dyshuari mashkull kosovar me iniciale (D.S. 1991), dyshohet të jetë i përfshirë në mbi 80 vepra penale, nga to i dyshuar edhe për vepra penale si; vrasje, detyrim, armëmbajtje pa leje, sulm, pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, kanosje, vjedhje e rëndë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, grabitje etj., etj. I njëjti ka kryer edhe mbi (20) kundërvajtje”, thuhet në këtë njoftim.

    Ndërsa, i dyshuari tjetër, sqaron Policia e Kosovës, dyshohet të jetë i përfshirë në 17 vepra penale.

    “ I dyshuari mashkull kosovar me iniciale (M.D. 1985), dyshohet të jetë i përfshirë në 17 vepra penale, nga to i dyshuar edhe për vepra penale si; vrasje, shtrëngim, armëmbajtje pa leje, vjedhje e rëndë, lëndim i rëndë trupor, kalim i paautorizuar i kufirit, manipulim me prova. I njëjti ka kryer edhe (3) kundërvajtje. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, ofrimit të sigurisë ndaj qytetarëve pa dallim, si dhe parandalimit të veprimtarive të ndryshme kriminale”, thuhet në fund.

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të energjisë
    Nga Rubrika
    Kronika01 Maj 2024
    Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri sot në fshatin Lupç të Podujevës, ndërsa një...
    Kronika01 Maj 2024
    Tre persona kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë zjarri dhe një i therur me thikë në fshatin Lupq të...
    Kronika01 Maj 2024
    Një zyrtare policore nga Rahoveci, është larguar nga shtëpia e saj të dielën. Të marten, ajo u raportuar e zhdukur nga familjarët....
    Të tjera
    Lajme01 Maj 2024
    Zv/kryeministri Besnik Bislimi ka njoftuar se është takuar me parlamentarë e zyrtarë qeveritarë në Bern të Zvicrës, me të cilët ka thënë...
    Sport01 Maj 2024
    Borussia Dortmund-PSG, është ndeshja e dytë e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve që luhet sonte. ‘Milionerët’ e Gjermanisë dhe parisienët do të...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka, ka treguar se sfidat me të cilat përballen zjarrfikësve e Kosovës janë adresuar edhe tek...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Policia në Stamboll ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë protestuesit që u përpoqën të çanin një barrikadë për...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Kalimi kufitar verior i Rripit të Gazës me Izraelin është hapur për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza...
    Lajme01 Maj 2024
    Njëri nga të plagosurit në Lupç të Podujevës është liruar nga emergjenca dhe më pas është marrë nga Policia e Kosovës. Pamjet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.