×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i Kosovës: Prishtina është një kryeqytet i bukur dhe shumë i gjallë, keni ushqime shumë të mira këtu

    FrontOnline
    31 Dhjetor 2022

    Trajneri i Kosovës, Alain Giresse, është rrëfyer në një intervistë ekskluzive për portalin FrontOnline. Në mes të tjerash ai ka folur për jetën në Kosovë, për përshtypjet që ia ka lënë vendi ynë, për ndeshjet e zhvilluara gjatë vitit 2022, si dhe për ardhjet e reja te Kosova

    Ndonëse nuk ia doli ta kualifikojë Përfaqësuesen e Kosovës në Ligën B të Ligës së Kombeve me kundërshtarë si Greqia, Irlanda e Veriut dhe Qipro, përzgjedhësi Alain Giresse është njëri prej njerëzve më të vlerësuar në vendin tonë. Shpresat për kualifikim të Përfaqësueses së Kosovës në Kampionatin Evropian “Euro 2024” vazhdojnë me ndeshjet e ciklit eliminator të vitit të ardhshëm, ku “Dardanët” kanë punë me Zvicrën, Bjellorusinë, Rumaninë, Andorrën dhe Izraelin.

    Giresse: Duhej të kishim vetëm në humbje, do të ketë ardhje të reja te Kosova

    Trajneri nga Franca, i cili ka drejtuar edhe Senegalin, Tunizinë, Malin, Gabonin, disa skuadra në Francë dhe tani Kosovën, është rrëfyer në një intervistë të gjatë për portalin FrontOnline, në të cilën ai flet për jetën dhe për përshtypjet që ia ka lënë Kosova, për ardhjet e reja te Përfaqësuesja e Kosovës, si dhe për pritjet nga viti 2023.

    Giresse në mes të tjerash ka folur edhe për përshtatjen me stilin e jetës në Kosovë, derisa ka fjalë të mira për Prishtinën, por edhe ushqimin tradicional.

    “U përshtata me vendin, të cilin e shoh se është në zhvillim të plotë. Ndihem mirë, në një federatë shumë profesionale, e cila ju lejon të punoni në kushtet më të mira”. tha Giresse për FrontOnline duke vazhduar:

    Nga aventura në Ligën e Kombeve, te mikpritja e kosovarëve e ushqimi tradicional dhe ëndrra e madhe me Kosovën, ky është rrëfimi i Alain Giresset

    “Vendin e vizitova disa vite më parë, i ftuar nga Fadill Vokri, kisha vlerësuar peizazhet e ndryshme. Prishtina është një kryeqytet i bukur, shumë i gjallë dhe i këndshëm për të jetuar”.

    Tutje, ai tregon se Kosova ka ushqime të shijshme, por që emrat nuk i mban në mend.

    “Është e vërtetë, ne hamë shumë mirë në Kosovë, por nuk i di emrat e ushqimeve”, deklaroi ai./FrontOnline/

     

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Sport16 Maj 2024
    Pas Gjermanisë dhe Francës, tani Holanda e Ronald Koeman e ka emëruar skuadrën e saj për EURO 2024 të kësaj vere. Jemi...
    Sport16 Maj 2024
    Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps ka publikuar listën e lojtarëve për EURO 2024, duke qenë një nga favoritët kryesor për të shkuar deri...
    Sport16 Maj 2024
    Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është dënuar me dy ndeshje pas finales së Kupës së Italisë dhe është gjobitur me 5000 euro...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2024
    Emisari i posaçëm i ish-Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka dhënë një koment mbi letrën që tre liderët evropianë, kancelari...
    Lajme16 Maj 2024
    Ambasada e Italisë në Kosovë, ka bërë të ditur se me liderin e PDK-së, Memli Krasniqi, ambasadori Antonello De Riu, pati një...
    Lajme16 Maj 2024
    Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, njëherësh kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme nga Partia Demokratike e Kosovës sonte bashkë me ambasadorin...
    Bota/Rajoni16 Maj 2024
    Ministrat e financave të G7 po përgatiten të mbështesin një plan të BE-së për të përdorur fitimet nga asetet e ngrira ruse...
    Lajme16 Maj 2024
    Opinionisti Bekim Çollaku, është shprehur sonte se letra e dërguar nga kryediplomatja Donika Gërvalla-Schwarz, për zotimin për themelim të Asociacionit, është fyerje...
    Vip16 Maj 2024
    Pas gjithë thashethemeve për një ndarje mes çiftit, duket se Lumbardhi po i jep fund. Ai ka postuar në instastory video me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.