×
  • Sport
  • Sport

    Nga aventura në Ligën e Kombeve, te mikpritja e kosovarëve e ushqimi tradicional dhe ëndrra e madhe me Kosovën, ky është rrëfimi i Alain Giresset

    Meriton Bytyqi
    31 Dhjetor 2022

    Trajneri i Kosovës, Alain Giresse, është rrëfyer në një intervistë ekskluzive për portalin FrontOnline. Në mes të tjerash ai ka folur për jetën në Kosovë, për përshtypjet që ia ka lënë vendi ynë, për ndeshjet e zhvilluara gjatë vitit 2022, si dhe për ardhjet e reja te Kosova

    Ndonëse nuk ia doli ta kualifikojë Përfaqësuesen e Kosovës në Ligën B të Ligës së Kombeve me kundërshtarë si Greqia, Irlanda e Veriut dhe Qipro, përzgjedhësi Alain Giresse është njëri prej njerëzve më të vlerësuar në vendin tonë. Shpresat për kualifikim të Përfaqësueses së Kosovës në Kampionatin Evropian “Euro 2024” vazhdojnë me ndeshjet e ciklit eliminator të vitit të ardhshëm, ku “Dardanët” kanë punë me Zvicrën, Bjellorusinë, Rumaninë, Andorrën dhe Izraelin.

    Trajneri nga Franca, i cili ka drejtuar edhe Senegalin, Tunizinë, Malin, Gabonin, disa skuadra në Francë dhe tani Kosovën, është rrëfyer në një intervistë të gjatë për portalin FrontOnline, në të cilën ai flet për jetën dhe për përshtypjet që ia ka lënë Kosova, për ardhjet e reja te Përfaqësuesja e Kosovës, si dhe për pritjet nga viti 2023.

    Kosovo boss Alain Giresse on September 27, 2022 - Sports Mole

    FO: Katër fitore, tri barazime dhe tri humbje në këtë vit kalendarik, një koment për paraqitjet në këtë vit?

    Giresse: Është një bilanc i saktë, keqardhja janë tre humbjet në ndeshjet zyrtare.

    FO: Cila mendoni se ishte arsyeja kryesore e rezultateve negative në muajt e fundit?

    Giresse: Duhet të kishim vetëm një humbje, atë nga Greqia. Për ndeshjet e nëntorit, plani ishte të zbulonim futbollistë të rinjë, rezultatet s’ishin në plan të parë.

    FO: Për ndeshjet e nëntorit keni ftuar futbollistë nga Superliga e Kosovës, si i vlerësoni paraqitjet dhe punën e tyre në stërvitje?

    Giresse: Futbollistët e kampionatit të Kosovës janë të sjellshëm, seriozë dhe të vëmendshëm, janë të rinj, por ende u mungon eksperienca e ndeshjeve ndërkombëtare.

    Kosovo names Frenchman Alain Giresse as new head coach - CNA

    FO: A keni ndonjë plan të ndryshoni diçka në skuadër për ndeshjet e ardhshme në vitin 2023?

    Giresse: Duhet të vazhdojmë të afirmojmë identitetin e përfaqësueses, në lojën e saj, gjendjen emocionale dhe në angazhimin e saj për të mbajtur fanellën e Kosovës.

    FO: Sa janë të nevojshme ardhjet e futbollistëve të rinj para ndeshjeve të vitit të ardhshëm?

    Giresse: Nuk është vendosur ende grupi i futbollistëve për vitin 2023, do të ketë ardhje gradualisht.

    FO: Si ishte viti 2022 për Alain Giresse në përgjithësi?

    Giresse: Fillimisht u njoha me futbollistët potencial, organizimin operativ të përfaqësueses dhe e kemi nisur punën e nevojshme për zhvillimin e skuadrës. Jam i kënaqur me punën e bërë nga stafet e ndryshme të përfaqësueses.

    FO: Tashmë thuajse që një vit jeni pjesë e Kosovës. A keni pritur të jeni njëri ndër njerëzit më të vlerësuar në vendin tonë?

    Giresse: Unë fokusohem në funksionin tim dhe punën e bërë, jam plotësisht i përkushtuar në rolin tim si trajner në Kosovë.

    FO: Në disa vende pëlqehet që trajneri të jetojë në vendin ku punon. A keni menduar edhe ju të jetoni në Kosovë? Do të ishit më afër edhe Ligës së Kosovës?

    Giresse: Varet nga mënyra se si ka staf kombëtarja. Në Kosovë lojtarët të gjithë luajnë në Evropë, andaj këtu duhet t’i ndiqni ata.

    Alain Giresse – Abc News

    FO: Cilat ishin përshtypjet e para për Kosovën?

    Giresse: U përshtata me vendin, të cilin e shoh se është në zhvillim të plotë. Ndihem mirë, në një federatë shumë profesionale, e cila ju lejon të punoni në kushtet më të mira.

    FO: Jashtë futbollit, çka ju bën më së shumti përshtypje në Kosovë?

    Giresse: Vendin e vizitova disa vite më parë, i ftuar nga Fadill Vokri, kisha vlerësuar peizazhet e ndryshme. Prishtina është një kryeqytet i bukur, shumë i gjallë dhe i këndshëm për të jetuar.

    FO. Cili ka qenë momenti më i mirë në bankinën e Kosovës dhe cili më i vështiri?

    Giresse: Momentet më të mira ishin fitoret dhe më të këqijat humbjet.

    FO: Cili është lojtari më i dashur, më i hareshëm dhe më seriozi i Kosovës në zhveshtore?

    Giresse publikoi listën, kush janë katër afrimet e reja te Kosova – Abc News

    Giresse: Tani kam raporte të mira me futbollistët me të cilët diskutoj shpesh ndeshjet e tyre me klubet përkatëse, për ta pasur parasysh punën e tyre. Atmosfera është shumë e mirë, serioze edhe e kënaqshme brenda grupit.

    FO: Shqiptarët njihen si popull mikpritës, gjithashtu ne krenohemi edhe me ushqimin tonë tradicional. Keni provuar diçka nga ushqimet tona?

    Giresse: Është e vërtetë, ne hamë shumë mirë në Kosovë, por nuk i di emrat e ushqimeve.

    FO: Para çdo takimi të Kosovës në medie flitet për ardhje të reja. A ka diçka të re në këtë drejtim?

    Giresse: Gjithmonë sjellim lojtarë të rinj, nëse është e mundur, është e mirë për konkurrencën dhe për të aktivizuar grupin.

    FO: Keni drejtuar shumë kombëtare dhe skuadra, e tashmë edhe i Kosovës. Cila mbetet aventura më interesante në karrierë?

    Giresse: Të gjitha aventurat janë interesante, ajo që më pëlqen është të sjell kontributin tim për t’u zhvilluar dhe përparuar një ekip kombëtar.

    FO: Mesazhi juaj për Vitin e Ri?

    Giresse: Uroj festat e fundvitit për të gjitha familjet e Kosovës, me shumë lumturi dhe gëzime deri në takimin e ardhshëm./FrontOnline/

    Stresi thotë se Vivien s’ka fuqi pa Getinjon, pajtohet Lugati
    Nga Rubrika
    Sport16 Maj 2024
    Pas Gjermanisë dhe Francës, tani Holanda e Ronald Koeman e ka emëruar skuadrën e saj për EURO 2024 të kësaj vere. Jemi...
    Sport16 Maj 2024
    Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps ka publikuar listën e lojtarëve për EURO 2024, duke qenë një nga favoritët kryesor për të shkuar deri...
    Sport16 Maj 2024
    Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është dënuar me dy ndeshje pas finales së Kupës së Italisë dhe është gjobitur me 5000 euro...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2024
    Situata rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, po ndryshon nga ora në orë. Nuk është shumë e qartë se çfarë...
    Lajme16 Maj 2024
    Bashkimi Evropian (BE) ka thënë të enjten vonë se e ka “të pamundur” ta vlerësojë tani për tani një propozim të Qeverisë...
    Lajme16 Maj 2024
    Sipas analistit Dukagjin Gorani në darkën Albin Kurti – Memli Krasniqi, u diskutua për pazare. Ai ka dyshime se aty është biseduar...
    Lajme16 Maj 2024
    Shpend Ahmeti është tallur me letrat që qeveritarët ia kanë dërguar ndërkombëtarëve. Ai ka thënë në “Pressing” të T7 se nëse do...
    Lajme16 Maj 2024
    Ish deputeti i Nisma-s, Bilall Sherifi ka shkruar për letrën e Gërvallës drejtuar Asamblesë Parlamentare ku thuhet se Qeveria po punon për...
    Bota/Rajoni16 Maj 2024
    “E vrava dhe nuk pendohem”, kjo është deklarata që ka dhënë për policinë 50-vjeçari shqiptar që masakroi për vdekje gruan e tij,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.