×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Biden autorizon 275 milionë dollarë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën

    FrontOnline
    09 Dhjetor 2022

    Presidenti amerikan Joe Biden autorizoi të premten një ndihmë të re ushtarake prej 275 milionë dollarësh për Ukrainën duke ofruar armë të reja kundër dronëve dhe ato të mbrojtjes ajrore, thuhet në në njoftim të Shtëpisë së Bardhë.

    Ndihma e re përfshin gjithashtu municion për armët e artilerisë së rëndë, “HIMARS”, të prodhuara nga kompania Lockheed Martin, automjete ushtarake “Humvee” dhe rreth 150 gjeneratorë, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

    Kjo është hera e 27-të që përdoret Autoriteti presidencial për Ukrainën, i cili lejon Shtetet e Bashkuara të transferojnë pajisje dhe armë nga rezervat e saj me shpejtësi dhe pa miratimin e Kongresit në përgjigje të një emergjence.

    Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se pajisjet ishin “nisur” drejt Ukrainës.

    Por nuk ka shumë detaje për dy sisteme, ato të “armëve të mbrojtjes ajrore” dhe “sistemet kundër ajrore pa pilot”, që duket se do të jenë kapacitete të reja për Ukrainën.

    Rritja e sulmeve me raketa të Rusisë në Ukrainë pjesërisht ka për qëllim të pakësojë arsenalin kundër ajror të Kievit dhe të arrijë dominimin ajror mbi vend, tha një zyrtar i lartë i Pentagonit në nëntor.

    Për t’iu kundërvënë këtyre sulmeve, Shtetet e Bashkuara kanë dërguar sisteme të sofistikuara kundërajrore “NASAMS” në Ukrainë, të cilat kanë filluar të përdoren në javët e fundit.

    Uashingtoni njoftoi më parë se po dërgonte katër sisteme të mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër veprimi, “Avenger”, dhe raketa interceptuese “HAWK”.

    Aleatët e Shteteve të Bashkuara kanë dërguar gjithashtu sisteme të mbrojtjes ajrore në Ukrainë.

    Që nga fillimi i sulmit rus ndaj Ukrainës më 24 shkurt, të cilin Moska e quan një “operacion special ushtarak”, Shtetet e Bashkuara kanë dërguar atje rreth 19.3 miliardë dollarë në ndihma ushtarake./VOA

    Me rastin e Black Friday, 28 Nëntorit dhe 32 vjetorin e kompanisë, Petrol Company me çmime marramendëse në derivate dhe…
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Aleksandër Vulin, i sanksionuari i SHBA-ve nga viti i kaluar, pritet të jetë numri dy i Qeverisë së Serbisë, raportojnë mediet serbe,...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier e ka përshkruar zgjerimin e Bashkimit Evropian me 10 shtete, 20 vjet më parë, si një moment lumturie...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, në takimin e ministrave të Çështjeve të Përgjithshme në Bruksel, ka thënë se ka ritheksuar...
    Të tjera
    Lifestyle30 Prill 2024
    DASHI Ka një dëshirë të madhe për argëtim, për të relaksuar mendjen dhe për të menduar vetëm për t’u ndjerë mirë, duke...
    Opinione30 Prill 2024
    Nga: David Robson / The Atlantic Në vitin 1986, miliona filipinas dolën në rrugët e Manilës, duke protestuar në mënyrë paqësore (në...
    Kronika30 Prill 2024
    Një grua ka raportuar në polici se hajnat kanë hyrë në një shkollë në fshatin Komogllav të Ferizajt, duke vjedhur libra si...
    Lajme30 Prill 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, ka paralajmëruar protestë më 1 maj, me arsyetimin se qeveria ka qasje...
    Kronika30 Prill 2024
    Një person është arrestuar nga policia, pasi që dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me familjaren. I dyshuari dhe femra, sipas policisë...
    Sport30 Prill 2024
    Një ditë më parë u mësuar se Besnik Hasi nuk do të vazhdojë më me skuadrën belge Mechelen pas përfundimit të këtij...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.