×
  • Lajme
  • Lajme

    Mot me shi, në rajonin e Dukagjinit priten vërshime

    FrontOnline
    09 Dhjetor 2022

    Gjatë fundjavës mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranë dhe me reshje shiu, të cilat mund të shkaktojnë vërshime në rajonin e Dukagjinit.

    Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë dy ditëve të ardhshme do të ketë reshje shiu me intensitet të mesëm deri në të lartë me një probabilitet të lartë për paraqitje të përmbytjeve (vërshime të shpejta) dhe rrëshqitje të dheut në rajonet e Pejës dhe Gjakovës.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

    Java e ardhshme parashihet të jetë e ftohtë dhe me vlera negative të temperaturave minimale./Front Online

    Natën e Kurban Bajramit Petrol Company shpërndan 40 pako ushqimore për fëmijët jetim në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme28 Prill 2024
    Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj ka vendosur në qarkullim postar emisionin e jashtëzakonshëm të pullave postare “Sali Çekaj, Hero i...
    Lajme28 Prill 2024
    Pushtimi rus i Ukrainës e ka vënë zgjerimin në krye të agjendës së BE. Por vendet që rreshtohen për t'u bashkuar me...
    Lajme28 Prill 2024
    Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri thotë për FrontOnline se për të do të ishte e preferueshme që të kishte marrëveshje politike....
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Të hënën kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, i mbijetuari i madh dhe i paparashikueshëm i politikës spanjolle, dhe një lider që ka parë...
    Lajme28 Prill 2024
    Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, sot do të mbajë konferencë për medie në lidhje me disa zhvillime në Komunën e Prishtinës. Sipas...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Rreth një e katërta e amerikanëve në moshën mbi 50 vjeç, të cilët nuk kanë dalë ende në pension, thonë se mund...
    Lajme28 Prill 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 9-25 km/h. SHBA...
    Sport27 Prill 2024
    Armend Xhoxhaj është rikthyer në ring në ‘Kia Metropol Arena’ në Nurenberg, ku boksoi përballë boksierit turk Huseyin Cinkara. Por, meçi nuk...
    Vip27 Prill 2024
    Këngëtares së njohur, Xhensila Myrtezajt mbrëmjen e djeshme i ka ndodhur në incident. Teksa është ngjitur në skenën e një prej lokaleve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.