×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës largon gazetarët nga veriu për shkak të sigurisë

    FrontOnline
    06 Dhjetor 2022

    Policia e Kosovës i ka larguar gazetarët nga Mitrovica e Veriut.

    Gazetari i RTK-së, Bashkim Vishaj ka bërë me dije se Policia e Kosovës, u ka thënë gazetarëve se duhet të largohen pasi që nuk ka siguri atje për ta.

    Ndërsa sa i përket gjendjen në terren, Policia ka njoftuar se dëmtime të zyrave të komisionit zgjedhor komunal në Mitrovicë Veri janë bërë nga persona/grupe të dyshuar/a të maskuar, të dhunshëm të cilët kanë përdor mjete të rrezikshme, përfshirë granata dore të prodhimit jugosllav.

    “Policia e Kosovës dhe KFOR-i (njësitet kompetente për deminim-EOD) janë duke ekzaminuar vendin e ngjarjes, për pastrimin e zonës, përderisa PK-ja është duke punuar me intensitet të lartë për identifikimin e këtyre personave të dyshuar dhe zhvillimin e hetimeve profesionale për sjelljen e kryerësve të këtyre veprave penale para organeve të drejtësisë.

    Andaj, sigurojmë të gjithë qytetarët se situata e sigurisë në vend përfshirë edhe komunat në veri të vendit është stabile dhe ftojmë të gjithë qytetarët të jenë të qetë, të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, si dhe mos të bien pre e dezinformimit dhe deklarimeve tendencioze dhe të pavërteta”.

     

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Moti sot fillimisht parashihet të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit të ndryshueshëm, të pranishme në pjesën dërrmuese...
    Lajme04 Maj 2024
    Ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve. Për ta shënuar këtë ditë, të shtunën Zjarrfikësit në...
    Lajme04 Maj 2024
    Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe të ketë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Ministri i ri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, e ka falënderuar Përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep...
    Lajme03 Maj 2024
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri tha se Albin Kurti ka ardhur ne pozicionin me mbrojt Kushtetutën e Kosovës që është dizajnu nga presidenti...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan për vështirësitë e shkaktuara në vendet e Ballkanit nga migrimi dhe rënia e natalitetit, nga njëra...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Një nga pengjet që mendohet se ishte rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor është shpallur i vdekur pasi trupi i tij u...
    Lajme03 Maj 2024
    Për të shtunën parashikohet fillimisht të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit të ndryshueshëm, të pranishme në...
    Sport03 Maj 2024
    Milot Rashica ka gjetur golin e pestë personal me fanellën e Besiktas në elitën e futbollit turk, në ndeshjen ku skuadra e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.