×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Begaj do më shumë njohje e liberalizim të vizave për Kosovën

    FrontOnline
    28 Nëntor 2022

    Në pritjen shtetërore të organizuar sot me rastin e 110-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti autoritete të larta të shtetit, përfaqësues të trupit diplomatik, përfaqësues të forcave politike, komuniteteve fetare, kulturës, artit dhe medias për të kremtuar së bashku festat kombëtare.

    Në fjalën e tij para të pranishmëve, Begaj u përkujdes që të përmendte historikun 110-vjeçar të Shqipërisë së pavarur.

    “28 nëntori, data që bën bashkë, me mendime e me zemër, çdo shqiptar dhe çdo mik të shqiptarëve. Kjo datë është mishërimi i sakrificës, gjakut dhe kontributit të paçmuar të atdhetarëve e heronjve tanë kombëtarë. Flamuri që nderojmë sot është vetë historia jonë; – histori e sakrificave më sublime për të mbrojtur, me çdo çmim e në çdo kohë, atdheun, gjuhën dhe identitetin tonë kombëtar. Sot festojmë 110 vite nga dita, kur patriotë dhe delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, me përgjegjësi kombëtare dhe historike, njëzëri pagëzuan shtetin e ri shqiptar, atdheun që kemi sot. Ata kishin fe dhe formime të ndryshme, por të gjithë ndanin të njëjtin vizion për Shqipërinë: vizionin e një shteti të lirë, të pavarur e demokratik. E ndaj, ata burra dhe familje të mëdha shqiptare kanë nderimin dhe mirënjohjen tonë të përjetshme. Rruga jonë për ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale është një rrugë pa kthim, ashtu si angazhimi ynë për paqen dhe dialogun”, u shpreh Begaj, raporton Klankosova.tv.

    Ai përmendi të arriturat e Shqipërisë ndër vite, siç është anëtarësimi në NATO, përfaqësimin në OKB, si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit dhe e angazhuar në forume globale.

    Po ashtu, Begaj tha se “vendi ynë është krenar për miqësinë dhe aleancën strategjike me SHBA, vendet e Bashkimit Evropian, Mbretërinë e Bashkuar dhe të gjitha vendet mike dhe aleate në botë”.

    Fillimi i negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, sipas kreut të shtetit shqiptar, është një arritje historike, që njeh përkushtimin ndër vite të institucioneve shqiptare.

    “Shqipëria, pas një vlerësimi historik, do të mirëpresë liderët Evropianë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor. Ky është një mesazh inkurajimi për të ardhmen evropiane të shqiptarëve në Shqipëri dhe në të gjitha vendet e rajonit. Edhe pse të ndarë në disa shtete, faktori shqiptar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal të Zi, Luginën e Preshevës e diasporë ka qenë, është, dhe do të jetë i bashkuar, në mbështetje të destinacionit tonë të përbashkët në familjen Euro-Atlantike. Vizioni mbarë-popullor për të qenë pjesë e familjes evropiane duhet të jetë premisa dhe shtysa për bashkëpunim konstruktiv, politik e parlamentar, për vijimin e reformave dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve”, deklaroi ai.

    Shqipëria, tha ai, ka dënuar pa asnjë hezitim agresionin e papërligjur të Rusisë ndaj Ukrainës dhe luftën, që vijon të shkaktojë pasoja të shumta për të gjitha vendet.

    Ndërkohë, ai tha se Shqipëria dhe të gjithë shqiptarët duhet të punojnë në rritjen e numrit të njohjeve të shtetësisë së Kosovës, por edhe për liberalizim të vizave për qytetarët e saj.

    “Ndryshimi i kontekstit rajonal, evropian dhe global të sigurisë, kriza ekonomike, energjetike, sulmet kibernetike kanë nxjerrë në pah nevojën e shtuar për bashkëpunim konstruktiv, politik e parlamentar, për çështje të sigurisë kombëtare dhe në bashkërendim të ngushtë me aleatët tanë. Ky bashkëpunim është i nevojshëm edhe për lartësimin e Kosovës, si një realitet i pakthyeshëm. Na duhet të kontribuojmë më tej për njohjen e shtetit të Kosovës, liberalizimin e vizave për qytetarët e saj, si dhe të vazhdojmë të mbështesim përparimin e dialogut politik me Serbinë”, potencoi kreu i shtetit shqiptar, Bajram Begaj.

    Në përfundim të fjalës së tij, presidenti shqiptar tha se “historia e shqiptarëve është një histori që na bën krenarë” dhe se “ajo është historia e një kombi që nuk bën kompromis me asgjë dhe askënd që cenon lirinë, dinjitetin dhe integritetin tonë kombëtar”.

    “Ismail Qemali dhe Isa Boletini, si dy figura qendrore të atdhedashurisë së pakufishme, na kujtojnë sot e çdo ditë mesazhin e unitetit kombëtar, të zemrës shqiptare, që rreh njëlloj si në Jug dhe në Veri, si në Vlorë edhe në Prishtinë. Secilit prej nesh këtu i jepet mundësia për të lënë gjurmën e vet në historinë tonë dhe për të lartësuar vlerat, mbi të cilat është ndërtuar kombi ynë. E sotmja, mbi të gjitha, duhet të jetë një ditë reflektimi për ne, për misionin tonë dhe për trashëgiminë që do lëmë pas. Le të mendojmë të gjithë për këtë. Falënderime të përzemërta dhe urimet më të ngrohta për të gjithë shqiptarët, arbëreshët dhe miqtë tanë kudo janë! Gëzuar 110 vjetorin e Pavarësisë”, përfundoi fjalën e tij presidenti shqiptar, Bajram Begaj. /Klankosova.tv/

    Arif Vladi me 17 shkurt në hotel Lake Side
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Kryetari i PDSH në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi duke folur në Emisionin “Opinion” për rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, deklaroi se me opozitën aktuale, nëse hyjnë në Qeveri, deri në vitin 2050...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Kandidati për president i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pritet të bëjë fushatë në shtetin e Miçiganit përgjatë kësaj jave. Siç njofton...
    Të tjera
    Lajme01 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahirku foli mbi aktualitetin politik në Kosovë. Themelimi i Asociacionit të...
    Lajme01 Maj 2024
    Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti mbi si i është qasur dialogut. Çitaku, mes tjerash thotë...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Haliti ka deklaruar se masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës do të hiqen brenda javësh. Kjo pasi sipas...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti nuk ka dashur të komentojë qëndrimin publik të Gjermanisë se Kosova duhet të nisë punën për themelimin e Asociacionit,...
    Lajme01 Maj 2024
    Si rrallëherë qindra punëtorë kosovarë sot (më 1 maj ) pritet të protestojnë në Sheshin e Prishtinës, duke kërkuar rritje të pagave...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Kryetari i PDSH në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi duke folur në Emisionin “Opinion” për rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.