×
  • Sport
  • Kupa e Botës

    Ish-futbollisti nga Kosova që sot jeton në Beograd mbështet fuqishëm Serbinë në Kupën e Botës: Besoj se do të ketë sukses të madh

    FrontOnline
    20 Nëntor 2022

    Xhevat Prekazi, me prejardhje nga Mitrovica, ish-futbollist i Partizanit, Hajduk Splitit dhe Galatasarayt, ka thënë se beson se Kombëtarja e Serbisë e drejtuar nga Dragan Stojkoviq mund të shënojë sukses të madh në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

    Në një intervistë për “Kosova Online”, Prekazi që jeton në Beograd, ka folur për karrierën e tij në futboll, fillimet e tij në Mitrovicë, transferimin te Partizani i Beogradit, Hajduku i Splitit dhe kohën e tij te Galatasaray, shkruan FrontOnline.

    Sa i përket vizitave në qytetin e tij të lindjes, Prekazi thotë se shkon rrallë.

    “Vitin e kaluar isha për pak atje. Pashë tre nga miqtë e mi nga rruga. Pjesa tjetër fatkeqësisht nuk është gjallë. Nuk kam parë askënd nga Remonti, përpos Miletoviqit që është këtu në Beograd”, ka deklaruar Prekazi.

    I pyetur se a e shikon futbollin në Serbi dhe Kosovë, ai tha:

    “Jo, nuk e ndjek fare”.

    Serbia merr pjesë sivjet në botëror, dhe pritjet e Prekazit janë të mëdha.

    “Para ndeshjes me Portugalinë, askush tek unë nuk besonte në fitore dhe unë thashë se ndoshta do t’i mundim. Kur pashë skuadrën e Portugalisë, thashë se do të fitojmë. U binda dhe kjo ndodhi. Besoj se do të jetë gjëja më normale që Serbia të ketë sukses të madh. Kur lojtarët besojnë te trajneri, bëhet gjysma e punës. Sa i përket trajnerit, ai ka karizimin e duhur dhe askush nuk mund t’i përzihet. Me gjithë zemër, dua që ai të arrijë sukses të madh”, shtoi Prekazi mes tjerash./FrontOnline/

    KESCO u certifikua me tri ISO Standarde
    Nga Rubrika
    Sport02 Maj 2024
    Kanë përfunduar dy gjysmëfinalet e para të Ligës së Evropës. Bayer Leverkusen e ka mposhtur Romën, me rezultat 0-2, të enjten midis...
    Sport02 Maj 2024
    Chelsea ka shënuar fitore ndaj Tottenhamit me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 26-të të mbetur Ligës Premier. Ndeshja nisi me...
    Sport02 Maj 2024
    Marseille pret Atalantan në “Stade Velodrome” në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës. Francezët arritën të eliminonin një...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryetari i delegacionit të Kosovës për Personat e Pagjetur në bisedime me Serbinë, Andin Hoti, thotë për Front Online se çështja e...
    Lajme03 Maj 2024
    Koordinatori i departamentit për drejtësi në kuadër të kabinetit për qeverisje të mirë në PDK, Përparim Gruda, deklaroi se raporti i Departamentit...
    Lajme02 Maj 2024
    Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, thotë se vendi i tij është përkrahës u fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin...
    Lajme02 Maj 2024
    Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur edhe për Kodin Civil, që një pjesë e tij përfshinë edhe...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Turqia thuhet se ka ndaluar të gjithë tregtinë me Izraelin për veprimet e saj në Gaza, duke shkaktuar kritika të forta ndaj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.