×
  • Sport
  • Kupa e Botës

    Pacolli përgëzon Katarin për organizimin e Kupës së Botës, thotë se është i ftuar nga autoritetet, teksa tregon se cilën kombëtare e mbështet

    FrontOnline
    20 Nëntor 2022

    Në pasditën e sotme do të fillojë kompeticioni më i madh i futbollit në botë, Kampionati Botëror “Katar 2022”, raporton FrontOnline.

    Për herë të parë, Kupa e Botës mbahet në këtë periudhë kohore, pra në dimër, natyrisht shkaku i temperaturave të larta në Katar.

    Ndeshja hapëse do të zhvillohet sot nga ora 17:00 mes kombëtares nikoqire, Katarit dhe Ekuadorit, ndeshje e vlefshme për grupin A.

    Për organizimin, sigurinë si dhe disa rregulla të vendosura, ka pasur shumë akuza dhe kritika.

    Tashmë, për këtë garë, ka folur edhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës ka përgëzuar megjithatë Katarin për organizimin si dhe ka shprehur mirëkuptim për rregullat e vendosura, teksa zbulon se është i ftuar nga autoritetet.

    Shkrimi i plotë i Pacollit në “Facebook”:

    Sot në Katar zhvillohet Kupa e Botës në futboll, një vend i bukur dhe i rregulluar. Shumë personalitete po flasin negativisht për vendin dhe bëjnë thirrje për bojkot të ngjarjes. Katari ka rregullat e veta, dhe kushdo që dëshiron është i mirëpritur, askush nuk është i detyruar të vizitojë vendin. Unë jam mysafir i ftuar dhe kam pranuar ftesën e autoriteve. Në këtë kampionat, unë bëj tifo për Zvicrën me kapitenin e ekipit, Granit Xhaka“./FrontOnline/

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Sport19 Maj 2024
    Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në elitën e futbollit të Rusisë. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka...
    Sport19 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk që të dy kanë fituar një mal me para nga lufta e tyre për kampionin e padiskutueshëm...
    Sport19 Maj 2024
    Oleksandr Usyk u dërgua me urgjencë në spital pas përfundimit të meçit pasi Tyson Fury pretendoi se ai ka thyer nofullën e...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Aktualisht numri i familjeve në Kosovë që duan të adoptojnë fëmijë është sa katërfishi i numrit të fëmijëve pa përkujdesje. Një dokument...
    Lajme19 Maj 2024
    Prokuroria publike e Schwyz-it dënoi kosovarin për hyrje të paligjshme, qëndrim të paautorizuar dhe punë pa leje me një gjobë prej 6800...
    Lajme19 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i ligjit dhe siguria e qytetarëve të Kosovës është në...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Vjen reagimi i parë nga SHBA në lidhje me rrëzimin e helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit Ebrahim Raisi dhe...
    Lajme19 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane për Diplomaci Publike, Liz Allen, ka takuar presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë. Ambasada e SHBA-së në Kosovë, përmes një komunikate...
    Sport19 Maj 2024
    Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në elitën e futbollit të Rusisë. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.