×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti zhvillon takime në Francë: Kosova mbetet e përkushtuar në ruajtjen e paqes e sigurisë

    FrontOnline
    11 Nëntor 2022

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po qëndron në Francë, ku po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, bashkëbisedoi me përfaqësues të lartë shtetërorë e institucionalë.

    Bëhet e ditur se mbështetja për programet sociale të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u diskutua me Carlo Monticelli, Guvernator i Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës (Council of Europe Development Bank).

    “Me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kroacisë, Gordan Grliq Radman, Kurti diskutoi për marrëdhëniet bilaterale në mes të dy vendeve, si dhe mundësitë konkrete të thellimit të bashkëpunimit”.

    “Situata gjeopolitike në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në Evropë, ishte në qendër të bisedës me ish-nën Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Jean-Marie Guéhenno”, njofton zyra për informim e Kryeministrit.

    Gjithashtu, duke diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe çështje tjera aktuale, kryeministri Kurti ka ritheksuar se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për sundimin e ligjit dhe ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend dhe rajon.

    Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo vizitë në KEDS
    Nga Rubrika
    Lajme10 Maj 2024
    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Neil Holland, në seancën ku u diskutua raporti gjashtëmujor...
    Lajme10 Maj 2024
    Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka folur për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës. Ajo ka bërë me dije...
    Lajme10 Maj 2024
    Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, thotë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për tu bërë anëtare e Këshillit të Evropës dhe...
    Të tjera
    Lajme10 Maj 2024
    Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen, duke u thënë se nuk...
    Lajme10 Maj 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se kanë mbetur vetëm edhe shtatë ditë që të bëhet regjistrimi i popullsisë, duke lutur...
    Bota/Rajoni10 Maj 2024
    Presidenti francez Emmanuel Macron i ka dërguar një mesazh urimi në gjuhën maqedonase Gordana Siljanovska Davkovës me rastin e fitores së saj...
    Sport10 Maj 2024
    Këtë javë janë intensifikuar lidhjet mes sulmuesit të Liverpoolit, Darwin Nunez dhe Barcelonës. Uruguaiani fshiu të gjitha postimet në Instagram për lidhjet...
    Lajme10 Maj 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se nga 10 maji deri më 9 gusht 2024 të gjithë qytetarët mund...
    Sport10 Maj 2024
    Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka reaguar me anë të rrjeteve sociale për kalimin e Bayer Leverkusenit në finalen e madhe të Ligës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.