×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtatë raste të dhunës në familje brenda dy ditëve në Kosovë

    FrontOnline
    10 Maj 2024

    Shtatë raste të dhunës në familje janë regjistruar në dy ditët e fundit në Kosovë.

    Këtë e ka bërë të ditur policia përmes raportit 24 orësh.

    Rastet e dhunës në familje:

    Gjakovë 09.05.2024-01:30. Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete dy të dyshuar, një femër  dhe një mashkull kosovarë. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Pejë 08.05.2024-23:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka ndalur në rrugë dhe e ka ofenduar me fjalë të ndryshme. Palët janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

    Istog 08.05.2024-21:30.Viktima femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari ne kërkim policor.

    Prizren 09.05.2024-16:50.Viktima femër shtetase e Shqipërisë ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

    Rahovec 09.05.2024-19:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

    Kaçanik 08.05.2024-23:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me të dyshuarit meshkuj kosovarë, të njëjtit kishin ushtruar dhunë psiqike ndaj saj. Palët janë intervistuar  dhe në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt.

    Gjilan 09.05.2024-16:30. Raportohet se pas një mosmarrëveshje, dy të dyshuarit një femër dhe një mashkull kosovarë, kanë sulmuar fizikisht viktimen femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore,  e me pas gjatë përleshjes lëndime trupore pëson edhe viktima tjetër mashkull kosovar, i cili kishte tentuar per ti ndare. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull dërgohet në mbajtje, ndërsa e dyshuara femër lirohet në procedurë të rregullt.

    Maturantët e shkollës së mjekësisë “Dr. Ali Sokoli”, në ekskuzion në hotelin me pesë yje
    Nga Rubrika
    Lajme20 Maj 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka nxjerrë disa përfundime për raportin vjetor të buxhetit. Hoti ndër tjera ka thënë...
    Lajme20 Maj 2024
    Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Avdullahu i ftuar në “Info Plus” të RTK-së ka folur për kërkesën e kësaj partie...
    Lajme20 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, mirëpritën Zëvendës ndihmës Sekretaren...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2024
    Është publikuar dosja e plotë e megaoperacionit të ndërmarrë nga SPAK, pas zbërthimit të aplikacionit Sky Ecc. Nga bisedat e transkriptuara nga...
    Lajme20 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi sot një drekë pune me shefin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë...
    Lajme20 Maj 2024
    I dyshuari kryesor për vrasjen e policit, Triumf Riza, Enver Sekiraqa, nuk është gjetur në shtëpinë e tij gjatë ditës së premte...
    Lajme20 Maj 2024
    Dy persona janë arrestuar sot nga policia. Ata dyshohet se kishin hedhur një bombë (granatë dore), para më shumë se një muaji,...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Ceremonitë mortore për presidentin iranian, Ebrahim Raisi, dhe shokët e tij do të fillojnë të martën e ardhshme, sipas agjencisë së lajmeve...
    Sport20 Maj 2024
    Arda Guler ka shënuar gjashtë gola nga gjashtë goditjet e tij në portë për Real Madridin këtë sezon. Sensacioni turk ka luajtur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.